Bota

Greta Thunberg, 16- vjeçarja që po shkund botën!

Shkruar nga Anabel

3 Prill 2019

Greta Thunberg, 16- vjeçarja që po shkund botën!

Në gusht të 2018- s, nxënësja suedeze Greta Thunberg nisi një grevë pranë godinës parlamentare të Stockholm- it. E mitura deklaronte se nuk do të shkonte në shkollë të premteve derisa qeveria të ndiqte kushtet e Marrëveshjes së Parisit mbi ndryshimet klimaterike, më saktë ngrohjen globale. Greta u bë e famshme në mbarë botën dhe protesta e saj gjeti mbështetje nga mijëra nxënës të 400 qyteteve në Evropë, SH.B.A dhe Australi. Për më tepër, Thunberg u nominua për çmimin Nobel.

Greta Thunberg, 16- vjeçarja që po shkund botën!

Këtë vit, të dhënat më të fundit raportuan se njerëzimi po përballet me epokën e një katastrofe të mundshme mjedisore. Sipas SH.B.A, në 20 vitet e ardhshme, temperatura mesatare globale do rritet me 1.5°C në krahasim me nivelin e periudhës paraindustriale. Kjo do të thotë se thatësirat apo përmbytjet do jenë më të shpeshta. Nëse ndodh që rritja e temperaturave të kapë shifrën 2 gradë, uraganët dhe mungesa e ujit e ushqimit do shndërrohen në kërcënim për miliona njerëz. Kështu deri në vitin 2030 duhet që niveli i CO2 në atsmosferë të jetë ulur me së paku 45%. Ndonëse shumë shtete kanë nënshkruar Marrëveshjen e Parisit, jo të gjitha po veprojnë në përputhje me rregullat.

Greta Thunberg, 16- vjeçarja që po shkund botën!

Në një fjalim të gjatë, Greta shpjegoi se dëgjoi për herë të parë të flitej rreth ngrohjes globale në moshën 8- vjeçare dhe se shpenzoi disa vite të jetës së saj për të lexuar e mësuar më shumë rreth çështjes në fjalë.

“Nëse djegia e lëndëve të rrezikshme është një kërcënim i madh për ekzistencën tonë, atëherë pse vazhdojmë ta bëjmë?” u shpreh 16- vjeçarja.

Kështu, Greta vendosi të mos fluturonte më me avion dhe të blinte vetëm rroba që i nevojiteshin vërtet. Kur ishte vetëm 15 vjeçe shkoi përpara parlamentit suedez me një pankartë që lexonte “Protesta e shkollës për klimën”. Asokohe prindërit nuk e mbështetën vogëlushen, ndërkohë që kjo e fundit u tha gazetarëve se një gjest i tillë ishte e vetmja mënyrë përmes së cilës ajo mund të dëgjohej, për aq kohë sa nuk kishte mundësinë të votonte.

Greta merr vazhdimisht pjesë në konferenca mjedisore, i shkruan vetë fjalimet dhe përdor fjalë vërtet të guximshme.

"Ne nuk jemi këtu për t'u kërkuar udhëheqësve botërorë të mendojnë për të ardhmen tonë. Ata na kanë injoruar gjithmonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Politikanët sillen si fëmijë, prandaj është radha jonë të vijmë dhe të marrim këtë përgjegjësi që duhet të kishim marrë kohë më parë ... Të rriturit thonë se ne duhet t'i japim të rinjve shpresë. Por unë nuk dua që ju të shpresoni. Unë dua që ju të ndjeni panik. "

Kur kritikët shprehen se greva e saj s’është gjë tjetër veçse një mënyrë legjitime për të lënë shkollën, Greta përgjigjet:

“Pse duhet të studioj për të ardhmën time, kur mund të mos kem fare një të ardhme?”

Pas fjalimeve të saj të shumta, e reja u shndërrua në yllin e protestës ekologjike. Nxënësit kanë krijuar një lëvizje golabel të quajtur Fridays For Future (Të premtet për të ardhmen), me qëllim shpëtimin e planetit. Ajo i kërkon kujto që studion, që çdo të premte ta lërë shkollën, të bëjë një fotografi dhe ta postojë në rrjetet sociale me hashtag- un # FridaysForFuture.

Greta Thunberg, 16- vjeçarja që po shkund botën!

Protestat në fjalë kanë rezultuar shumë më efektive se përpjekjet disavjeçare të ekologjistëve. Jo vetëm nxënësit dhe studentët kanë mbështetur lëvizjen në fjalë, por edhe Angela Merkel, kryetarët e bashkive në Barcelonë, Montreal e të tjerë. Madje dhe vetë Leonardo DiCaprio, i njohur për fjalimet e tij të shumta rreth mbrojtjes së planetit mbështeti grevën në fjalë më 15 mars 2019.

Greta Thunberg, 16- vjeçarja që po shkund botën!

“Kur isha vetëm 11 vjeçe u sëmura rëndë. Rashë në depresion, pushova së foluri dhe nuk po haja më. Për dy muaj humba tmerrësisht shumë kile. Më vonë jam diagnostikuar me sindromën Asperger, OCD dhe mutizëm selektiv. Kjo do të thotë se flas vetëm kur mendoj se është e nevojshme. Tani ndjej se ky është momenti për ta bërë. Dua të veproni njësoj sikur shtëpia juaj të ishte në zjarr. Sepse vërtet është.”