Të apasionuarit pas gjumit të mblidhen këtu për të dëgjuar ofertën më të paparë të punës. NASA, ka ndërmend të paguajë ata që do të pranojnë të kalojnë 60 ditë në shtrat, në një objekt hapësinor në Gjermani. Dhe rroga është shumë më e lartë nga ç’mund ta mendoni.
Ky projekt i kërkon pjesëmarrësve të bëjnë gjithçka ndërkohë që janë shtrirë. Kjo përfshin të hash, të pish, të lahesh dhe të shkosh në tualet. (Dhe jo, deri më tani askush s’e di si do të funksionojë). Për të kompesuar kohën dhe vështirësitë e kësaj, ky studim do t’i paguajë pjesëmarrësit me një shumë që arrin deri në 16.500 euro.
Qëllimi i këtij studimi është që shkencëtarët të mësojnë se si ndryshon trupi i njeriut kur qëndron shumë gjatë në hapësirë.
I gjithë ky eksperiment do të do të zgjasë në total 3 muaj. Pjesëmarrësit do të qëndrojnë në dhoma private ku do të mund të reflektojnë për jetën e tyre, do të shohin seriale dhe do të mësojnë më shumë rreth trupit të tyre. Sigurisht i gjithë ky studim do të shoqërohet me analiza të ndryshme shëndetësore, pasi do të pranohen vetëm ata që gëzojnë shëndet të plotë.
Deri më tani, një grup burrash dhe grash kanë filluar me pjesën e parë të eksperimentit. Grupi tjetër do të fillojë në shtator, ndërkohë që agjensitë hapësinore vazhdojnë të kërkojnë pjesëmarrës të tjerë të moshave nga 24 deri në 55 vjeç.