Vlogeri i famshëm në YouTube, Chris Monroe i njohur si PrankInvasion, habiti ndjekësit e tij duke postuar një video të pazakontë.
Chris puth në buzë gjysmë-motrën, Kaitlyn O’Connor, për një arsye të çmendur: Pasi mungoi në kanalin e tij në YouTube për gjashtë muaj duke qenë se ia hack-uan llogarinë, vlogeri u premtoi 3.7 milionë ndjekësve se do të kthehej me një super prank (sfidë, rreng).

Në video ai shprehet se “ka tentuar mbi pesë herë që ta pyesë motrën, por ndihet nervoz”. Më pas, shkon në dhomën e saj duke “e sfiduar” me një lojë. Nëse ajo humbet, ata puthen.
Ndodhi ajo që pritej: ~U puthën~! (lexo: french kiss – puthje me gjuhë). “Oh, çfarë po bëj për YouTube-in,” shprehet ai në fund të videos, a thua se dikush ia kërkoi.
Momentalisht videoja ka më shumë 2.6 milionë klikime në YouTube dhe sigurisht është pritur me reagime të ashpra duke krahasuar 96,000 mospëlqimet me 19,000 pëlqimet.
“Ndihem sikur kam bërë një krim që e pashë videon,” shkruan një ndjekës. “Po herën tjetër ç’sfidë do bësh? Do lësh motrën shtatzënë?”, ironizon një tjetër. Pjesa dërrmuese e komenteve e kritikojnë ashpër vlogerin, pasi edhe “sfida” të tilla kanë limite duke e konsideruar veprimin e tij një akt inçesti.
Disa ndjekës të tjerë kanë vënë re se Chris ka përdorur aktorë në disa video të realizuara më parë. Pra, Kaitlyn mund të mos jetë me të vërtetë motra e tij. Shpresojmë.