Për njëri-tjetrin

Humbën prindërit pasi zjarri shkrumboi shtëpinë: 4 fëmijët jetimë kërkojnë ndihmë

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2019

Humbën prindërit pasi zjarri shkrumboi shtëpinë: 4

Gati një javë më parë, banesa e familjes Ndoj në Va Shënkoll në Pukë u përfshi nga zjarri. 4 fëmijët arritën të shpëtonin duke u hedhur nga dritarja; ata arritën të ndihmonin edhe gjyshen e paralizuar. Gjyshi i tyre gjithashtu mundi t’u shpëtonte flakëve, por zjarri rezultoi fatal për Petrit dhe Dana Ndojin, të cilët sipas ekspertëve tentuan të dilnin nga dhoma, por u asfiksuan.

Sot, familja 6-anëtarëshe ndodhet në gjendje të mjerueshme ekonomike, pasi nuk kanë mbi të gjitha as edhe një banesë ku të mund të jetojnë. Familja Ndoj bën thirrje për ndihmë pasi e kanë të pamundur mbijetesën në të tilla kushte.

“Si çdo natë, i puthëm mamin dhe babin, por kisha diçka në zemër që më thoshte të ndaloja. E parandjeja diçka të keqe. Vëllai i vogël u zgjua dhe pa zjarrin. Sikur dy minuta të kishim qëndruar më shumë, do ishim përfshirë dhe ne nga flakët.” – shprehet vajza e madhe e familjes, Greta, 15 vjeç.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FUNDJAVË NDRYSHE ® (@fundjavendryshe) on

Të dhënat:

GoFundMe: https://www.gofundme.com/fundjavendrysheal.

PayPal & Credit Cards: https://ffn.al/en/donate-2/

Numrat e llogarisë :

Fondacioni Fundjavë Ndryshe
Raiffeisen Bank

SWIFT CODE - SGSBALTX

0011184027 - ALL - AL76202110130000000011184027

0021184027 -EUR - AL61202110130000000021184027

0031184027 -USD - AL46202110130000000031184027

Për të tjera informacione mbi familjen në nevojë, drejtohuni ~vetëm~ duke klikuar këtu.