Udhetim

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua seriali i famshëm

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2019

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

Shumë pranë Shqipërisë janë xhiruar disa nga skenat më të rëndësishme të serialit më të famshëm të momentit, “Game of Thrones”. Bëhet fjalë për vendet dhe qytetet piktoreske të Kroacisë. Nëse jeni një fans i zjarrtë i GoT, ja ç’vende duhet të vizitoni në Kroaci.

~ Dubrovnik ~

Të gjithë fansat e “Game of Thrones” duhet ta vizitojnë me patjetër Dubrovnikun, vendin ku janë xhiruar skenat në King’s Landing, kryeqyteti i 7 Mbretërive.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

Dubrovniku është një ndër qytetet më të vizituara në jug të Kroacisë që laget nga Deti Adriatik. Ai është i njohur për zonën e Qytetit të Vjetër, të rrethuar me mure masive të përfunduar në shekullin XVI.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

Qyteti, i cili rrethohet nga muret antikë, ruan me fanatizëm trashëgiminë kulturore, e cila karakterizohet nga kështjellat e kohës së mesjetës, kishat dhe ndërtesat me stil barok. Nëse vizitoni tani Dubrovnikun, do të përballeni me dhjetra dyqane që shesin sende për “Game of Thrones” #WinterIsHere.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

~ Kështjella Kliss ~

Kështjella mesjetare Kliss ndodhet në fshatin me të njëjtin emër në afërsi të qytetit të Split-it.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

Kështjella përfaqëson qytetin e Meereen dhe shfaqet për herë të parë në sezonin e katërt, kur Daenarys dhe ushtria e saj pushtojnë Meereen.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

~ Ishulli Lokrum ~

Disa metra larg Dubrovnikut ndodhet ishulli Lokrum që në “Game of Thrones” shfaqet si qyteti Qarth.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

~ Sibenik ~

Sibenik përfaqëson qytetin e Braavos, ku Katedralja e Shën Jakobit, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s shfaqet si The Iron Bank.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

Sibenik është një ndër qytetet historike të Kroacisë, i cili pozicionohet në qendër të Dalmacisë, ku lumi Krka derdhet në Detin Adriatik.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

Ky qytet është një qendër e rëndësishme politike, edukative dhe industriake dhe njëkohësisht një vend i pasur kulturor, i cili ndërthur parahistorinë me modernizmin.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

~ Parku Kombëtar i Krka ~

Pamjet piktoreske të Parkut Kombëtar të Krka përdoren për Westeros. Ujvarat mbresëlënëse janë ndër më fantastiket në Europë.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

~ Ston ~

Muret mbrojtëse rrethojnë qytetin Ston në jug të Kroacisë. Së bashku me Dubrovnikun përdoren në “Game of Thrones” për të xhiruar skenat në King’s Landing.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

~ Pallati i Dioklecianit ~

Pallati i lashtë i perandorit romak Diokleciani është përdorur për të skenat e shumta të Daenerys në qytetin Meereen.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua

~ Hotel Belvedere ~

Hoteli i braktisur Belvedere në afërsi të Dubrovnikut shërbeu si vend për të skenën midis princit Oberyn dhe The Mountain në serinë e tetë të sezonit të katërt, “The Mountain and the Viper”.

Shumë pranë Shqipërisë: Pamjet spektakolare ku u xhirua