Bota

Për herë të parë: Putin shpall armëpushim 3-ditor në luftën me Ukrainën

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2025

Për herë të parë: Putin shpall armëpushim 3-ditor

Presidenti rus, Vladimir Putin shpalli këtë të hënë një armëpushim tre-ditor në luftën me Ukrainën. Ky është armëpushimi i parë mes Rusisë dhe Ukrainës që nga nisja e luftës më 24 shkurt 2022.

Kremlini tha se armëpushimi 72-orësh do të zgjasë nga fillimi i 8 majit deri në fund të 10 majit. Ky armëpushim vjen në kuadër të festimeve të 80-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij në Luftën e Dytë Botërore.

Megjithatë, në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, forcat e armatosura të Rusisë do të japin një "përgjigje adekuate dhe efektive", thuhet në deklaratë.

Nuk ka ende një reagim nga pala ukrainase.

Lajm në përditësim…

Burimi: Reuters