Celebrity

Çmendet showbiz-i italian: Rikthehet çifti i famshëm!

Shkruar nga Anabel

23 Prill 2019

Çmendet showbiz-i italian: Rikthehet çifti i famshëm!

Belen Rodriguez është kthyer zyrtarisht me ish-partnerin e saj Stefano De Martino! Fillimisht, ka qenë vetë Stefano ai i cili ka konfirmuar rikthimin me mamanë e vogëlushit të tij.

Çmendet showbiz-i italian: Rikthehet çifti i famshëm!

Kohë më parë, ylli i showbiz-it italian i dha fund historisë së saj me Andrea Iannone-n dhe që prej asaj dite nisën thashethemet për një bashkim të mundshëm me ish-partnerin.

Çmendet showbiz-i italian: Rikthehet çifti i famshëm!

Pas një heshtjeje të gjatë nga të dyja palët, Stefano postoi në llogarinë e tij të Instagram-it këtë foto.

Belen së bashku me djalin gjatë pushimeve të Pashkëve!

Çmendet showbiz-i italian: Rikthehet çifti i famshëm!

“Njerëzit e mi të preferuar!”- shkruan ish-balerini. Kaq është dashur që fansat të shpërthejnë në urime dhe t’i shprehin dashurinë një prej çifteve më të përfolur.

Dy orë më parë, ylli argjentinas postoi këtë në llogarinë e saj të Instagram-it.

Çmendet showbiz-i italian: Rikthehet çifti i famshëm!

"Qëndro pak, ose më mirë përgjithmonë!"- shkruan Rodriguez në foton ku shfaqet më shumë se intime pranë Stefano-s.

Aktualisht, dyshja po kalon disa ditë pushimesh familjare. Në fakt, zërat për ribashkim kanë nisur që në gusht të 2017-ës, por konfirmimi i Stefanos, bëri që ky lajm të kthehet në sensacion për gjithë showbiz-in italian.