Përfaqësues të Adele bënë me dije pak ditë më parë se këngëtarja dhe partneri i saj Simon Konecki i dhanë fund martesës 3-vjeçare dhe lidhjes së tyre prej 8 vitesh. Së fundmi, burime të tjera u shprehën për E! se divorci nuk ka të ngjarë të jetë problematik.
“Në fillim, ata kishin shumë gjëra të përbashkëta, por kohët e fundit marrëdhënia u ftoh. Ajo bëhej gjithnjë e më e famshme, ndërsa ai preferonte të qëndronte në prapaskenë. Me famën, erdhën edhe koncertet masive dhe oraret intensive, kështu që ata vetëm largoheshin nga njëri-tjetri.”
Ndër të tjera, po i njëjti burim theksoi se “përgjatë viteve, martesa dhe lidhja e tyre funksiononte; ai shfaqej pranë saj në shumë ngjarje të rëndësishme". “Dukeshin të lumtur, derisa në një moment gjërat nuk po funksiononin më.”
Pasuria e Adele mendohet të jetë diku tek 180 milionë dollarë dhe për momentin është ende e paqartë si do të shkojë procesi i divorcit dhe ndarjes së pasurisë.
Adele dhe Simon Konecki janë prindër të një djali, Angelo, i cili erdhi në jetë në vitin 2012. Përsa i përket çështjes së mëmësisë dhe romancës me ish-bashkëshortin, Adele ka zgjedhur të qëndrojë tepër e rezervuar duke e mbajtur jetën e saj personale larg vëmendjes mediatike.
Madje dyshja u martua tërësisht në fshehtësi në 2016- n dhe nuk dihej asgjë rreth kësaj derisa një vit më vonë, në një koncert, këngëtarja iu referua vetes si "grua e martuar".