Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Me fillimin e majit, punoni me projektet tuaja në vetmi të plotë dhe bëni pushim hera-herës. Dielli, Hëna e re dhe Urani do të kalojnë në shtëpinë e dymbëdhjetë duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj gjithçkaje që ndodh rreth jush. Do të vini re gjeste dhe elemente të tjera të gjuhës së trupit, të cilat do t’ju ndihmojnë të kuptoni qëllimet e të tjerëve. Kjo gjë mund t’ju bëjë më të nxituar, por miqtë/familja do të shërbejnë si psikologë.

Hëna e re në shtëpinë e dymbëdhjetë është një shenjë se po punoni me veten – larg nga bashkëpunëtorët e përhershëm. Ky do të jetë çelësi për produktivitetin e lartë gjatë majit. Nëse keni mundësinë të shpërnguleni diku në natyrë, në një kasolle të vjetër, apo të bëni disa kërkime në bibliotekë apo ndërtesa madhështore larg qytetit, shkoni – merrni kohën që ju nevojitet për t’u marrë me veten.

Marsi ndodhet tek Binjakët për herë të parë në dy vite. Do të mbusheni me vendosmëri. Në sektorin e parave, Saturni dhe Plutoni do t'ju forcojnë profilin në industrinë ku po punoni (film ose TV).

Hëna e plotë më 18 maj do t’ju gjejë duke përfunduar një projekt pune të rëndësishëm. Nëse keni nevojë të punësoni dikë për t’u marrë me shtëpinë, është koha e përsosur. Neptuni është në shtëpinë e famës dhe nderit, kështu që puna juaj do të impresionojë shumë VIP-a. Do ta gjeni veten duke u intervistuar në TV ose duke shkruar për shtypin. Jepini këtij projekti gjithë ç’keni në dorë.

Shpenzimet me gjasë do të jenë të larta deri më 22 maj.

Një nga ditët më të mira të muajit është data 16, kur Mërkuri dhe Saturni do të punojnë së bashku për t’ju dhënë qëndrueshmëri. Në këtë ditë, bëni një premtim ose firmosni një marrëveshje.

Përsa i përket argëtimit dhe dashurisë, dita e artë është 9 maji, kur Afërdita dhe Jupiteri do të përafrohen në një mbrëmje hyjnore. Çfarëdo të bëni në këtë ditë magjike, është e sigurt që do të kënaqeni.

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2019: Binjakët dhe Gaforrja

Maji do të fillojë në heshtje, sepse në fillim Marsi do të gjendet në shtëpinë e dymbëdhjetë të gjërave të fshehura dhe të bëra pas dyerve të mbylluara, një pengesë të cilën e hasët gjatë prillit. Duket se po punoni fort për pjesën përfundimtare të projektit më të madh të këtyre muajve të fundit. Ose keni filluar një punë të re dhe po punoni për strategitë në këtë rol të ri. Teksa hyni në maj, shumë shpejt do t’i tregoni të tjerëve gjithë ç’keni bërë.

Do të jetë një kapitull i ri, fill sapo Marsi të mbërrijë te Gaforrja nga 15 korriku deri në 1 korrik. Në këtë kohë, do të merrni kohën e favorshme për të shfaqur idetë. Do të jetë një nga periudhat më të rëndësishme në karrierë përsa i përket vitit 2019. Duket se keni bërë përgatitjet e nevojshme për ta bërë projektin një super sukses para 15 majit.

Nuk ka dyshim që gjysma e dytë e majit do të jeta pjesa më vitale e muajit. Marsi do të nxisë guximin dhe do t’ju bëjë të shkoni para me projektet më të dashura, të jeni më të sigurt dhe më të suksesshëm. Marsi është planet luftarak dhe është aty për t’ju treguar sa të fortë, të mençur dhe kreativë jeni. Rezultatet do të jenë emocionuese.

Miqtë do të ndjejnë se keni humbur mes shumë punëve në zyrë, kështu që në përputhje me rrethanat do t’ju ndihmojnë. Do të jeni mirënjohës për ndikimin e tyre në jetën tuaj.

Hëna e plotë në Akrep më 18 maj do të ndriçojë shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë dhe mund të sjellë një vendim të rëndësishëm për dikë që keni takuar. Kjo do të jetë një nga Hënat më të bukura të vitit, kështu që lajmet priten emocionuese dhe pozitive. Mund ta çoni marrëdhënien në të tjera nivele, duke jetuar bashkë për shembull, ose të jeni gati për t’u fejuar ose martuar. Ah, ndonjë shtatzëni nuk përjashtohet.

Në të njëjtën kohë, Hëna e plotë nxit kreativitetin. Është koha e përkryer për të përfunduar projektin. Do të përshëndeteni si një yll i muzikës rock.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.