Celebrity

Një tjetër bebe në Hollywood: Aktorja në pritje të ëmbël

Shkruar nga Anabel

3 Maj 2019

Një tjetër bebe në Hollywood: Aktorja në pritje të

Përveç Blake Lively-t e cila është shtatzënë për herë të tretë, edhe aktorja e famshme Keira Knightley është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj James Righton do të bëhen prindër për herë të dytë.

Një tjetër bebe në Hollywood: Aktorja në pritje të

Lajmi u bë publik fill sapo u publikuan pamjet e fotografuara gjatë një eventi të organizuar nga Chanel, ku Keira tërhoqi vëmendjen me fustanin e bardhë, të frymëzuar nga ikonat greko-romake.

Një tjetër bebe në Hollywood: Aktorja në pritje të

Siç ka ndodhur edhe më parë, pritet që ylli i “Pirati i Karaibeve” të tregohet tepër e hapur mbi shtatzëninë si një proces i vështirë, por edhe dinjitoz në të njëjtën kohë. Për shembull, Keira nuk u magjeps aspak me daljen publike të Kate Middleton- it fill pas ardhjes në jetë të vogëlushes Charlotte. Në librin e ri të Scarlett Cutis- it “Feministet nuk veshin rozë”, aktorja shkruan një letër titulluar “Seksi i dobët”, ku krahasohet si dukej dhe si veproi ajo pas lindjes dhe si u shfaq dukesha, vajza e së cilës lindi një ditë pas vajzës së artistes.

“Shtatë orë më vonë ajo ishte jashtë spitalit e lyer dhe mbi taka. Bota kërkon të shohë. Fshihe dhimbjen tonë, trupin që dhemb, gjoksin që rrjedh, hormonet e tërbuara, duku e bukur, elegante, mos e shfaq çfarë ke hequr, Kate. Shtatë orë pas luftës tënde me jetën dhe vdekjen, shtatë orë pasi trupi yt çahet, gjakoset dhe ku thirrja për jetë del jashtë. Mos trego. Mos thuaj gjë. Qëndro aty me vajzën tënde dhe fotografohu nga një paketë me meshkuj fotografë. Këpucët e mia ngjisin nga lëngu i djeshëm i amoniakut. Kanë erë. Mbaj mend jashtëqitjen, të vjellat, gjakun dhe qepjet. Më kujtohet fushëbeteja ime. Fushëbeteja juaj dhe jeta që pulsonte. Mbijetesa. A jam unë seksi i dobët? A je ti?”

Në vitin 2015, Keira dhe James Righton u bënë prindër të një vajze, Eddie Knightley Righton, ndërsa dy vite më parë u martuan në një ceremoni intime në jug të Francës.