Justin Bieber ka kritikuar një prej këngëve të Eminem, “The Ringer”, pjesë e albumit “Kamikaze”. Këngëtari thekson se e vlerëson muzikën e Eminem, por nuk është dakord me mënyrën si ajo po i trajton artistët e rinj të muzikës rep.
Në “The Ringer”, Eminem i bën diss reperëve Lil Pump, Machine Gun Kelly (të cilit i ka bërë diss edhe më parë) dhe Lil Xan duke i krahasuar ata me Kendrick Lamar, J. Cole dhe Big Sean.
“Nuk më pëlqen fakti që Eminem i bën diss reperëve të brezit të ri; ai thjesht nuk i kupton ata,” shton Justin.