Kur Victoria Beckham flet, ne dëgjojmë. Në një intervistë për The Edit, Beckham thotë se sekreti i lëkurës së lëmuar nis në kuzhinë. “Kam një dermatolog në Los Angeles, Dr. Harold Lancer, që është i mrekullueshëm. E njoh prej vitesh, ai më solli lëkurën në vete,” tha Beckham. “Kisha lëkurë shumë problematike dhe më tha, ‘duhet të hash salmon çdo ditë.’ I thashë, ‘çdo ditë, vërtet?’ Dhe m’u përgjigj me ‘po, qoftë mëngjes, drekë a darkë, duhet të hash salmon çdo ditë.’”
Dhe vërtet, të hash salmon çdo ditë ngjan pak e tepërt, por në fakt, shkenca e mbështet. Salmoni dhe peshq të tjerë përmbajnë shumë acide yndyrore omega-3, vitaminë A dhe C. Këta tre përbërës jo vetëm që kanë aftësi të jashtëzakonshme anti-inflamatore dhe hidratuese, por sipas disa studimeve, ekziston një lidhje mes lëkurës së shëndetshme dhe konsumimit të peshkut. Një studim i publikuar në The European Journal of Dermatology shkruan se ata që konsumojnë një dietë të pasur me peshk dhe perime kanë shumë herë më pak akne se ata që nuk konsumojnë një dietë të këtillë. Studime të tjera tregojnë se vetëm salmoni mund të parandalojë aknet.
Nëse u bindët dhe doni të implementoni menjëherë në jetën tuaj këshillën e Victoria Beckham, këtu mund të gjeni një recetë me salmon. Nëse nuk u bindët, na shkruani t’ju tregojmë ku ka brioshë fantastikë në Tiranë. Një jetë kemi, apo jo.