Bebe Rexha u shpreh përmes një videoje në Instagram se “ndjekësit shqiptarë janë më kritikët”. Sipas këngëtares, komentet më të këqija janë pikërisht nga ndjekësit shqiptarë, që me të drejtë duhet ta mbështesin. Për të vërtetuar fjalët e saj, hodhëm një sy te postimet.
Sa e vështirë është të kontrollosh mes mijëra komenteve në një Instagram me 8,217,279 ndjekës? Shumë. Megjithatë për t’ia lehtësuar punën vetes, shqyrtuam fotot paksa më provokuese, të cilat përgjithësisht janë magnet për komente ofenduese.
Në këtë video, pjesa më e madhe e ndjekësve (shqiptarë dhe të huaj) e kritikojnë këngëtaren për përdorimin e simboleve të fesë së krishterë të përziera me lëvizje dhe detaje erotike. “Pornografia e kosovares e ikur në Amerikë,” shkruan dikush. “Pa pikë turpi po bën këto video,” shkruan një tjetër.
View this post on Instagram
“Bravo, na e zbardhe fytyrën dhe “A je apo nuk je myslimane” arritëm të lexonim në këtë foto.
View this post on Instagram
Këtu vështirë të gjeje një koment negativ.
View this post on Instagram
Po kështu edhe në dy fotot e mëposhtme.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Të jemi të drejtë, komentet negative nga ndjekësit shqiptarë nuk mungojnë, por këto raste sporadoike nuk i bëjnë shqiptarët më kritikuesit nga të gjithë. Përkundrazi, pjesa dërrmuese e komenteve e vlerësojnë Bebe Rexhën për arritjet e saj në muzikë; përmendim këtu "Bravo shqipe", "Shqipe we made it" (Shqipe, ja dolëm), "Çika shqiptare".