Duket se Jennifer Lopez ka një tjetër yll të ardhshëm në dorë, të bijën Emme Maribel Muñiz. Bazuar në një video të postuar në YouTube, 11-vjeçarja ka trashëguar talentin e prindërve, J.Lo-së dhe Marc Anthony-t.
Gjatë fundjavës, Lopez publikoi një video në YouTube ku përmbledh pamjet përgatitore të performancës së “Medicine” dhe në kohën kur bën pushim për të stërvitur zërin, Emme bashkohet me të dhe nis këndon “If I Ain’t Got You” nga Alicia Keys.
Në fund, ajo shpërblehet me duartrokitje nga stafi dhe me një përqafim krenarie nga mami. Performanca ka gati 2 milionë klikime në YouTube dhe jo më kot.
Nuk është hera e parë që 11-vjeçarja tregon se mund të jetë një ndër yjet e ardhshme. Në videoklipin e “Limitless” – ku tregohet një histori suksesi dhe vendosmërie – kënga e filmit “Second Act”, Emme u shfaq si pasqyrim i të ëmës.