Lëkura

Twitter- i sulmon Kylie- n: ‘Scrub- i yt të shkatërron fytyrën’!

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2019

Twitter- i sulmon Kylie- n: ‘Scrub- i yt të shkatërron

Në fillim të këtij muaji, Kylie njoftoi se diçka e madhe pritej të zbulohej në Twitter. Pas katër ditësh u mësua se nëna e re, në 22 maj do të nxjerrë në treg një linjë produktesh për kujdesin ndaj lëkurës, të quajtur Kylie Skin.

Linja e re përfshin një larës fytyre, hidratant, serum, krem specifik për zonën poshtë syve (rrathët) dhe një scrub, për të cilin gjendemi këtu.

Twitter- i sulmon Kylie- n: ‘Scrub- i yt të shkatërron

Përbërësi kryesor i scrub- it (i cili kushton 22 dollarë) është arra, më saktë “pluhur arre”, siç Jenner u shpreh në Twitter. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” shtoi se scrub- i është tepër efektiv, largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe se 22– vjeçarja e përdor tre herë në javë. Përballë kësaj deklarate gjendet mbarë Twitter- i, i cili sugjeron që JO, të mos e bëni!

Twitter- i sulmon Kylie- n: ‘Scrub- i yt të shkatërron

Sipas komentuesve të shumtë, arra (përfshirë lëvozhgën e saj dhe jo vetëm) nuk është aspak e këshillueshme për lëkurën pasi shkakton acarim, plasaritje, dëmtim të barrierës së lëkurës dhe akne.

“Të bësh scrub me arrë? Vërtet tragjike, kur mendon se si miliona vajza do ta përdorin dhe do të shkatërrojnë barrierën e lëkurës.” shprehet dikush.

Twitter- i sulmon Kylie- n: ‘Scrub- i yt të shkatërron

Twitter- i sulmon Kylie- n: ‘Scrub- i yt të shkatërron

Një tjetër shkruan se përbërja në fjalë ndoshta mund të jetë efektive për një zonë tjetër të trupit por kurrsesi për fytyrën, që karakterizohet nga ndjeshmëria e lartë. Në kundërshtim me atë çfarë Kylie shkroi, ("ky scrub është sekreti i një lëkurë të freskët"), përdoruesit e Twitter- it deklarojnë se përdorimi i arrës në lëkurën e fytyrës, aq më tepër tre herë në javë (për shumë prej tyre kjo gjë është E TMERRSHME) shkakton “gërryerje të lëkurës” dhe plakje të parakohshme.

Twitter- i sulmon Kylie- n: ‘Scrub- i yt të shkatërron

Twitter- i sulmon Kylie- n: ‘Scrub- i yt të shkatërron

Të tjerë komentojnë se janë këshilluar me dermatologë të ndryshëm dhe përdorimi i scrub –it këshillohet vetëm një herë në javë. 3 është e tepërt, shto (sipas tryre) edhe faktin që në përbërje të tij ka ARRË!!!

Twitter- i sulmon Kylie- n: ‘Scrub- i yt të shkatërron

Pas gjithë kësaj situate, nuk ka ende një reagim zyrtar nga ana e Kylie- t, që po akuzohet se nuk është këshilluar aspak me specialistë. Ç’është e drejta lëkura e gjithkujt është e ndryshme dhe jo cilado reagon njësoj ndaj një X përbërje të caktuar (qoftë arrë apo qumësht, kripë, etj). E mira është ta njihni lëkurën tuaj, të lexoni sa më shumë dhe të kkshilloheni në çdo rast me një dermatolog të certifikuar, në bazë të tipit të lëkurës suaj.