Kinema & TV

Zbulohet kush do të luajë rolin e Batman në filmat e rinj

Shkruar nga Anabel

17 Maj 2019

Zbulohet kush do të luajë rolin e Batman në filmat e rinj

Sipas një sërë raportesh, Robert Pattinson do të marrë rolin e Batman, rol që para tij e luajti Ben Affleck.

Variety shkruan se Pattinson është në negociata e sipër për rolin protagonist në “The Batman.” Ky film u ideua për Ben Affleck. Ai do ta shkruante, do të bënte regjinë dhe do të luante rolin kryesor, por duke parë dështimin komercial dhe jo vetëm të “Batman v Superman: Dawn of Justice” dhe “Justice League,” Affleck hoqi dorë nga projekti. "The Batman" kaloi në dorë të Matt Reeves, i njohur për regjinë e “War for the Planet of the Apes.”

Zbulohet kush do të luajë rolin e Batman në filmat e rinj

Pjesëmarrja e Pattinson në “The Batman” s’është konfirmuar ende dhe aktori Nicholas Hoult po merret gjithashtu në konsideratë. Por, duke marrë parasysh rolet e Pattinson në sagën “Twilight,” “Harry Potter” dhe rolet në disa filma artistikë nën drejtimin e regjisorëve si Davis Conenberg dhe Claire Denis, Pattinson është favoriti.

Filmimet do të nisin në fund të këtij viti ose në fillim të tjetrit. “The Batman” pritet të publikohet në qershor të vitit 2021.