Showbiz dhe TV

Njëherë e mirë, Anxhela Peristeri sqaron këtë punën e moshës!

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2019

Njëherë e mirë, Anxhela Peristeri sqaron këtë

Të qenurit prej shumë vitesh në skenë, sigurisht që ka koston e saj. Publiku bën llogaritë e tij dhe në fund të ditës përpiqet të mësojë diçka më shumë rreth moshës tënde.

Kështu ka ndodhur edhe me Anxhela Peristerin që i duhet të përballet shpesh me komplimentin (që në fakt s’është aspak i tillë) “Sa vjen e rinohesh”.

Njëherë e mirë, Anxhela Peristeri sqaron këtë

 

Nisur nga e gjitha kjo, këngëtarja gjeti një hapësirë në Instagram Story- n e saj për të sqaruar njëherë e mirë këdo.

Njëherë e mirë, Anxhela Peristeri sqaron këtë

“33 [vjeçe]. Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh, ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë, jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar, as jam plakur. Jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë”

Kuptuat? Është thjesht 33!

Ç’është e vërteta, shfaqja e Peristerit në botën e e muzikës daton shumë herët. E meqë jemi këtu, kujtoni baladën e mirënjohur “Ishe mbret” (2004), një baladë e spikatur në albumin “Për Ju”.

Peristeri mbaroi liceun artistik në Tiranë, e ndërsa Fakultetin Akademik e kreu në Greqi. Në dhjetor të vitit 2001 këngëtarja mori pjesë në Festivalin e 40- të të RTSH- së me këngën “Vetëm ty të kam”, më pas në “Top Fest 1” me “1001 djem” dhe po kështu: “Femër mediatike” në 2014- n (ku Anxhela u rikthye pas shumë kohësh në Shqipëri), “Bye Bye” në 2015- n, “Si po jetoj” (2015), “Gënjeshtar” (2016) apo “E çmendur”, kënga fituese e “Kënga Magjike 2017”.

Njëherë e mirë, Anxhela Peristeri sqaron këtë

Shenja e horoskopit?

DASH!