Social Buzz

Merr fund debati dramatik James Charles – Tati Westbrook

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2019

Merr fund debati dramatik James Charles – Tati Westbrook

Skandali më i madh në historinë e YouTube-it duket se ka marrë fund. Si fillim ishte Jeffree Star ai që kërkoi falje për mënyrën si u soll me James Charles. Jeffree, pas videos së famshme të Tati-t, e quajti James-in “një njeri të rrezikshëm për komunitetin”.

Merr fund debati dramatik James Charles – Tati Westbrook
Jeffree Star

Përmes një postimi në Twitter, Tati deklaroi se “është më mirë për komunitetin, ndjekësit dhe shëndetin e tyre mendor që të mos merren më me këto çështje”. “Për këtë arsye, nuk do të komentoj më publikisht dhe shpresoj që të mos komentojë askush tjetër.”

Merr fund debati dramatik James Charles – Tati Westbrook
Tati Westbrook

Në vijim të deklaratës, Tati shpjegon se gjatë gjithë karrierës së saj, është munduar ta ndërtojë emrin me ndershmëri duke besuar te drejtësia dhe kaosi i këtyre 10 ditëve nuk ishte absolutisht qëllimi i saj. Pavarësisht se duhet ende kohë që gjërat të qetësohen, vlogerja shton se do të merret me gjithçka në mënyrë private.

Videoja “Bye Sister” që grumbulloi më shumë se 52,000,000 shikime nuk gjendet më në kanalin zyrtar të Tati-t në YouTube.

Merr fund debati dramatik James Charles – Tati Westbrook
James Charles

Nga ana tjetër, James falenderon Tati-n dhe Jeffree-n për faktin që zgjodhën t’i lënë gjërat të qetësohen, megjithëse ai shpreson se në një moment të dytë do të jenë gati për të folur.

Një përshkrim të detajuar të gjithë situatës e gjeni këtu.