Celebrity

Vazhdon drama e James Charles

Shkruar nga Anabel

23 Maj 2019

Vazhdon drama e James Charles

Festa për nxjerrjen në treg të linjës së re me produkte të kujdesit ndaj lëkurës nga Kylie Jenner nuk qe fort e zakontë dhe jo vetëm për faktin që ishte e gjitha rozë, por edhe për një prej të ftuarve. E kemi fjalën për James Charles, të cilin Kylie e hoqi nga Instagrami pas skandalit me Tati Westbrook. Megjithatë ajo i dërgoi një ftesë dhe festoi e lumtur pranë vlogerit.

Vazhdon drama e James Charles

Festa u ndërtua me ushqim të mirë, makarona, patate, pica, akullore dhe sushi rozë. Sigurisht, për aq kohë sa ishte një super event, James u shfaq duke qeshur dhe dëfryer. Ndjekësve u bëri një gjë e tillë. “Thashë se nuk do të publikoja video për pak kohë, pasi doja t’i shijoja gjërat në vend që t’i dokumentoja,” u shpreh James në Twitter.

Vazhdon drama e James Charles

“Për t’u shëruar mundohem të bëj gjëra që më bëjnë të lumtur, përfshirë këtu make up-in dhe të jem social në vend që të qëndoj shtrirë gjithë ditën në krevat.” Më pas shton se “fakti që postoi duke qeshur, nuk do të thotë se është mirë”. “Po përpiqem ende të merrem me veten time.”

Për më tepër në lidhje me skandalin Tati-James, klikoni këtu.