Karakteristikat e Shenjave

Ç'ka të përbashkët fytyra e Binjakëve?

Shkruar nga Anabel

23 Maj 2019

Ç'ka të përbashkët fytyra e Binjakëve?

Sezonin e Binjakëve e pritëm ashtu siç e meritojnë! Si fillim ju treguam ç’do të thotë të kesh në jetë një grua të kësaj shenje. Pastaj në një tjetër artikull, renditëm disa fakte pse shpesh njerëzit inatosen me këtë shenjë dhe së fundmi, ju prezantuam me gjithë VIP-at shqiptarë Binjakë!

Sot, do të ndalemi pak tek pamja e tyre. Si ta kuptosh që ai/ajo që ke përballë i përket kësaj shenje?!

Ç'ka të përbashkët fytyra e Binjakëve?

Fytyra: Sytë nuk janë të mëdhenj, por janë të ndritshëm dhe mund të jenë blu, gri, të kaltër ose në ngjyrë kafe. Shprehja e fytyrës është plot drite dhe jetë, por gati për të ndryshuar nga momenti në moment. Ata janë nervozë dhe kjo duket sidomos në sytë e tyre të mprehtë.  Buzët janë të plota dhe goja është ekspresive. Lëkura ka ngjyrë të zbehtë, por mund te nxihet nga dielli lehtësisht.

Trupi: Shtati i tyre është mesatar, por mund të gjesh edhe persona të shkurtër. Supet janë zakonisht jo shumë të gjera. Trupi i njerëzve të shenjës së Binjakëve bën  lëvizje të shpejta dhe është i stërvitur. Energjia e tyre është dinamike dhe e gjallë.

Specifikisht:

Ç'ka të përbashkët fytyra e Binjakëve?

Burri Binjakëve: Ai është i gjatë dhe i hollë, me krahë dhe këmbë të gjata.

Ç'ka të përbashkët fytyra e Binjakëve?

Gruaja e Binjakëve: Gruaja e kësaj shenje është fizikisht e hollë. Ka një fytyrë ekspresive, me lëkurë me pak pigment, më buzë të bukura dhe mishtore.