Nëse deri dje, dy vajza që dikur kanë patur të njëjtin të dashur, bëhen bashkë, lënë pas të shkuarën, dëfrejnë dhe pijnë për qejfin e tyre, ju dukej një skenar i pamundur në jetën reale, Era Istrefi dhe Gresa Hoti janë prova e gjallë që PO, ndodh!
Dy netë më parë, vajzat kanë festuar në Ibiza, Spanjë, aty ku jeton edhe vetë Hoti. Ishte kjo e fundit, ajo që postoi një fotografi përkrah Erës:
“Ishte qejf natën e shkuar.” shkruan Gresa e cila është nga Kosova.
Ju kujtojmë se pas ndarjes nga Era, Faton Shoshi prezantoi publikisht në gushtin e vitit që lamë pas, vajzën e cila i kishte vjedhur zemrën.
View this post on Instagram
Pikërisht modelen Gresa, ku që të dy shfaqeshin bashkë, sipër makinës dhe më të dashuruar se kurrë.
Përsa i përket Fatonit dhe Erës, ata janë përfolur vazhdimisht për një marrëdhënie përtej asaj profesionales si menaxher- këngëtare. Edhe pse nuk e pranuan me zë të lartë, qëndrimi vazhdimisht bashkë, postimet dhe urimet për njëri-tjetrin si dhe deklarata e Erës në një intervistë për radion franceze ‘NRJ’ ku u shpreh se "ishte e dashuruar", la të kuptohej që nuk po përpiqeshin ta mohonin.
Në nëntor të 2017- s, ata nuk e rinovuan kontratën muzikore, çfarë u tha se paralelisht solli edhe fundin e romancës.
Nga ana tjetër, Gresa përflitet të jetë në një marrëdhënie me ish- Miss Bullgarinë, Stefany Summer Cherlier- in.