Që prej fillimit të marsit, Rita Ora i është përkushtuar me kohë të plotë turneut Phoenix World Tour, i cili filloi në Melburn, Australi. Dje, këngëtarja dhuroi një super spektakël në Londër, në O2 Arena.
28-vjeçarja elektrizoi skenën përmes performancës së saj, shoqëruar me koreografi.
Flasim pak për kostumografinë! Rita ndryshoi disa herë veshje brenda natës:
Nuk munguan as të ftuarit si Charlie XCX, me të cilën Rita ka bashkëpunuar në këngën “Girls” së bashku me Cardi B dhe Bebe Rexhën. Ajo gjithashtu ka qenë pjesë e këngës së Charlie-t, “Doing It”.
Përpos Charlie-t, në skenë u shfaq edhe Liam Payne. Dyshja solli pak kohë më parë “For You”, kolona zanore e “Fifty Shades Freed”.
Sean Paul ishte i ftuari i radhës.
Momenti kulminant i mbrëmjes ishte kur Rita kërceu në ajër. Shiheni vetë.
View this post on Instagram
Albumi “Phoenix” u lançua në nëntor të një viti më parë dhe lidhet me idenë e të rilindurit. Feniks është një zog që sipas mitologjisë së disa popujve të vjetër, ka aftësinë të digjet dhe të ringjallet sërish përmes hirit të vet. Ai është përdorur gjithnjë si simbol i ripërtëritjes së përjetshme e i ringjalljes së pandërprerë.
“Ndiej sikur sapo kam filluar, në një mënyrë të çuditshme. Njoh disa njerëz në industrinë e muzikës, të cilët nuk dua t’i përmend me emra, që më kanë dërguar mesazhe të tipit ‘Je shumë keq bazuar në gjithë çke bërë’. Megjithatë kam fituar një respekt të ri për veten. Është koha për të hedhur prapa krahëve të kaluarën dhe për të nisur një kapitull të ri”, tha Rita në një intervistë për “Clash” një muaj para se të publikonte albumin.