Muzeu i skulpturave të dyllit Madame Tussauds ka skulpturuar Ariana Grande-n dhe rezultati është zhgënjyes. Referuar punës së kënaqshme të këtyre viteve të fundit, si me çiftin Harry-Meghan, Kris Jenner dhe Kourtney Kardashian apo Dua Lipa, pritej që figura prej dylli e Ariana-s të ishte identike, por ja që jo.
Siç mund ta shihni, skulptura ngjason me këngëtaren, por nuk është puna më e mirë e mundshme.
“E urrej statujën prej dylli të Ariana-s. Nuk është fytyra e saj. Meriton më shumë respekt. Ajo është këngëtarja më e mirë e muzikës pop në botë dhe gjithë ç’mund të bëni është kjo. Duhet të krijoni një tjetër,” shkruan dikush në Twitter.
this wax figure looks nothing like Ariana pic.twitter.com/7VrOqyOW5r
— Nemo (@ArianatorIsland) May 21, 2019
“Skulptura prej dylli e Ariana-s është fyese.”
This Ariana Grande wax figure is actually offensive pic.twitter.com/2m6mteqaKv
— Kelly Keegs (@kellykeegs) May 24, 2019
Ariana nuk ka reaguar ende pasi sigurisht ka gjëra më të rëndësishme për të bërë.