Vuani nga alergjitë dhe kjo ndjesi jua shpif? Me këtë që do të dëgjoni, do të ngushëlloni veten dhe këdo tjetër që vuan nga e njëjta alergji me ju.
Një vajzë 18 vjeçare nga Utah, i shokoi të gjithë kur tha se është alergjike nga UJI. Po po, pikërisht nga ajo gjëja që pimë të gjithë për të mbijetuar.
E reja e quajtur Alexandra Allen vuan nga një komplikacion i rrallë që i shkakton urtikale në trup sa herë që është e ekspozuar nga uji.
“Më duket sikur sipërfaqa e lëkurës sime rripet gjithnjë e më shumë, ndihesh e thatë. Pastaj kam një djegie të brendshme që nuk ikën nëse nuk pi diçka. Madje dhe ato njolla në trup do t’i kem aty.
Ajo vazhdon duke thënë se ato njolla në trup i ka çdo ditë, por varet nga veprimi që po bën atë çast. Madje, edhe më keq akoma lëkura vepron edhe kundër djersës së saj.
“Përpiqem t’i mbuloj ato puçrra gjithë kohës. Një adolëshente nuk e ka me shumë qejf të rrijë t’i shpjegojë të tjerëve çfarë po i ndodh. Çfarë t’i them? Më falni, por kam një sëmundje që më bën të dukem si e çmendur?”-vazhdon ajo.
Sa më i nxehtë të jetë uji, aq më të acaruara janë pullat në trupin e saj. Çdo javë, asaj i duhet të bëjë të paktën një dush me ujë të ftohtë.
Kurse në rutinën e përditshme 18-vjeçarja tregoi se i fshin duart me solucion dezinfektues kurse fytyrën me letra të lagura.
“Mendoj sikur jam gjithë kohën në një kamp!”
Pyetja për të cilën jemi të gjithë kureshtarë është se si ja bën me konsumimin e ujit?
Ajo pi ujë, por thotë se me shumë mundësi alergjia prek edhe fytin e saj.
“Kaloj shumë kohë e pahidratuar sepse nëse pi shumë ujë, mund të më fillojnë problemet.”
Ndonëse e gjithë kjo duket e frikshme, 18-vjeçarja nuk është e vetmja që vuan nga një alergji e tillë. Alergjia ndaj ujit nuk ka akoma një kurë shëruese, por mjekët sugjerojnë se çfarë mund të bëni është të trajtoni simptomat.
Burimi: Women's Health