Në nëntor të një viti më parë, Arilena Ara ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”, ku zgjodhi të vishej me një kostum të bardhë, që zbulonte këndshëm dekoltenë përmes një kanotiere-reçipetë me dantellë.
Po kështu në shkurt të 2019-s, zgjodhi një kostum të ngjashëm të kombinuar me golf të bardhë për Audicionet e Fshehura të "The Voice Kids".
View this post on Instagram
Për këdo që është adhuruese e xhaketës, por kërkon një dukje më sportive, një veshje si kjo është zgjedhje e zgjuar dhe e rehatshme.
View this post on Instagram
Në gjysmëfinalen e "The Voice", Arilena ndoqi të njëjtën linjë veshjeje duke ndryshuar këtë herë ngjyrën dhe duke shtuar detajin e papjonit.
View this post on Instagram
Kur vjen puna te moda dhe mënyra për t’u vetëpërfaqësuar, nuk ka rregulla. Arilena luan me feminitetin e kombinuar me detajet “mashkullore”.
View this post on Instagram
Dalja e fundit publike ishte nata finale e sezonit të dytë të “Në kurthin e Piter Pan”, ku këngëtarja zgjodhi një kostum të ngjashëm me atë të gjysmëfinales së “The Voice”, këtë herë në nuancat e perlës.
View this post on Instagram
Ju kujtojmë që Billy Porter jo më kot vodhi gjithë vëmendjen në Tapetin e Kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscars. Aktori i “Pose” mbërriti i veshur nga dizajneri Christian Siriano. Veshja e Siriano-s përfshinte një xhaketë të kadiftë me një papjon në pjesën e sipërme dhe një fustan të fryrë në stilin e princeshave në pjesën e poshtme. “Kjo veshje është interesante sepse unë nuk jam një drag queen, jam thjesht një burrë me fustan,” u shpreh ai duke vënë theksin në rëndësinë për të thyer tabutë e modës.
Për ta përmbyllur, duket se kostumet njëngjyrësh, trend i 2019-s, po kthehen në identifikuese të stilit të Arilenës. Nëse një veshje e tillë i përshtatet stilit tuaj, mund të lexoni më shumë këtu.