Gjatë fundjavës, në internet u publikuan disa foto nudo të Iggy Azalea, realizuar në vitin 2016 gjatë një shërbimi fotografik për kopertinën e GQ. Gjithçka ndodhi pa dijeninë e këngëtares, revistës a fotografit. Në foto, Iggy shfaqet topless dhe mban veshur vetëm një palë pantallona të shkurtra të bardha.
Të hënën, Iggy publikoi një deklaratë në Twitter, para se të mbyllte gjithë profilet e saj në rrjetet sociale.
Here is @IGGYAZALEA‘s Statement: pic.twitter.com/21nnaQTkoX
— IGGY AZALEA DATA (@IggyData) May 28, 2019
Ajo shkruan: “Shumë gra të tjera kanë bërë kopertina provokuese për GQ me duar që u mbulonin gjoksin a diçka të ngjashme. Më janë dukur gjithmonë kopertina të bukura dhe prandaj vendosa ta bëj dhe vetë.
Askujt tjetër s’i ishin publikuar fotot nudo pa dëshirë dhe prandaj u ndjeva komode në një set privat teksa modeloja për një revistë kaq të respektueshme. E dija që vetëm fotot ku duart më mbulonin gjoksin do të konsideroheshin për t’u printuar.”

Iggy shton se s’pranoi në asnjë moment që të publikoheshin fotot e saj topless dhe shpjegoi se e kishin lënë të kuptonte se GQ nuk printon foto topless.
Ajo vijon: “S’kishte asnjë arsye që fotot të ruheshin pasi u zgjodhën ato që do të përdoreshin. Jam e habitur dhe e nevrikosur që nuk u fshinë menjëherë pas përzgjedhjes.
Sot, jam një lëmsh emocionesh negative. Ndihem e zënë ngushtë, e turpëruar, e dhunuar, e nevrikosur, e mërzitur dhe një milion gjëra të tjera. Jo vetëm sepse nuk e miratova këtë gjë – por edhe prej mënyrës së tmerrshme si kanë reaguar njerëzit.”
Iggy kritikoi komentet vulgare që njerëzit kanë bërë në lidhje me trupin e saj dhe tha se teksa i lexonte, u sëmur fizikisht. Ajo e përfundoi deklaratën duke njoftuar largimin e saj nga rrjetet sociale për t’iu arratisur negativitetit.
Ndërsa fotografi pas fotove, Nino Munoz publikoi deklaratën e tij të martën në mëngjes. “Dua t’u gjendem pranë gjithë atyre që janë ndikuar nga kjo situatë. Jam i revoltuar dhe nuk kam ndërmend të qetësohem deri kur të vendoset drejtësi,” shkruan ai. “Jam i revoltuar dhe i trishtuar që më kanë vjedhur fotot dhe i kanë publikuar pa lejen time. Momentalisht, situata është nën hetim. Postimi i këtyre imazheve të vjedhura është i jashtëligjshëm dhe kushdo që e ka bërë do të ndiqet nga ligji.”