Përmes një fotoje të postuar në Instagram, Sara Hoxha bëri publik lajmin se së shpejti ajo dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të dytë. “Po vjen një tjetër kryeqytet europian,” shkruan Sara referuar emrit të vogëlushit London.
Sara dhe Ledioni u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të 2016-s, ndërsa gushtin e vitit të kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Në tetor të 2018-s, e intervistuar nga vetë Ledioni, ajo foli edhe për shtatzninë para Londonit.
“London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London që fatkeqësisht u ndërpre në mes sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve. Është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ti [Ledionit] e mban mend sa shumë u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm. Aty kuptuam sa shumë donim të krijonim një familje tonën.”
View this post on Instagram