Logoja e markës së luksit Chanel është ndër më lehtësisht të identifikueshmet, krahasuar me të tjerat. Ndër vite, dy C- të e ndërthurura bashkë simbolizojnë para, stil dhe intrigë.
Njerëzit janë përpjekur vazhdimisht t’i japin shpjegim logos në fjalë dhe teoritë kanë rezultuar nga më të ndryshmet.
Gabrielle Coco Chanel e dizenjoi logon e shumënjohur në vitin 1925, 15 vite pas hedhjes në treg të linjës së saj. Duhet thënë se dy C- të të pranë dhe kundërvëna kanë mbetur po të njëjtat, pavarësisht dekadave. Duhet thënë se Coco Chanel nuk ishte gruaja e parë në histori që përdori simbolin në fjalë. Mbretëresha franceze Claude përdori një simbol të ngjashëm në pallatin mbretëror Chateau Royal de Blois dhe po ashtu nusja e saj, Catherine de Medici.
Ç’thuhet për logon e Chanel- it?
Njëra prej hipotezave supozon se bëhet fjalë për asgjë tjetër veçse inicialet e Coco Chanel- it të përmbysura dhe të gërshetuara bashkë, një hipotezë që deri diku mbart rezerva nisur nga fakti që emri i vërtetë i ikonës së modës ishte Gabrielle Bonheur Chanel .“Coco” qe veçse një nofkë e vënë nga ushtarët vendas që ndiqnin performancat e saj kafeneve, gjatë një periudhe të shkurtër si këngëtare.
Një tjetër teori shprehet se logoja u vendos menjëherë sapo Coco Chanel- i vizitoi kështjellën Château de Crémat në Nisë, Francë, ku shpesh ishte e pranishme në festat e organizuara nga mikesha e saj, Irene Bretz.
Në godinën historike, të cilën mund ta vizitoni lehtësisht gjenden xhama të zbukuruara me gjysmëharqe, ku thuhet se qe arkitekura e kësaj kështjelle ajo që frymëzoi ikonën e modës.
Vazhdojmë me teorinë e radhës, që thotë se zanafillën e krijimit të logos së markës mund ta gjejmë në dritaret e qelqta të manastirit Chapel of Aubazine, ku Chanel kaloi një pjesë të mirë të fëmijërisë.
Të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për C- në e [Coco] Chanel- it dhe C- në e Capel- it, Arthur Capel- it, që qe dashuria e jetës së Chanel- it dhe bashkëthemeluesi i shtëpisë së modës, partner biznesi (ndonëse Chanel e pagoi më pas mbrapsht për investimin e bërë).
Për të bërë tuajën diçka Chanel klikoni këtu.