Original

Luana, Ermali apo Arbana: Kush rrëmbeu më shumë shikueshmëri të shtunën mbrëma?

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2019

Luana, Ermali apo Arbana: Kush rrëmbeu më shumë shikueshmëri

Siç mund ta keni lexuar, nisur nga fakti se një pjesë e mirë e programeve më të ndjekura televizive kanë përfunduar tashmë, realizuam sondazhin për disa nga emisionet më të pëlqyera (kryesisht të tipit Entertainmet, argëtuese).

Në sezonin televiziv të vitit të kaluar (shtator-dhjetor 2018), konkurrenca kryesore midis dy televizioneve më gjigante Tv Klan-Top Channel ishte përmes emisioneve të së shtunës mbrëma; përkatësisht “Xing me Ermalin”  dhe “Shiko kush Luan”. Referuar sondazhit në Anabel, me një diferencë të ngushtë votash, programi i Luana Vjollcës renditet si më i shikuari me 51% të votave.

Luana, Ermali apo Arbana: Kush rrëmbeu më shumë shikueshmëri

Pas përfundimit të “Shiko kush Luan” në janar të këtij viti, e shtuna iu besua “Dua të të bëj të lumtur” nën drejtimin e Arbana Osmanit. Në këtë sezon, diferenca thellohet ndjeshëm pasi siç mund ta shihni në përmbledhjen e votave në fund të artikullit, “Dua të të bëj të lumtur” grumbullon 63% të shikueshmërisë.

Luana, Ermali apo Arbana: Kush rrëmbeu më shumë shikueshmëri

Po kështu renditet në vend të parë si emisioni më i pëlqyer i së shtunës: “Dua të të bëj të lumtur” 44%, “Shiko kush Luan” 29%, “Xing me Ermalin” 22%, “Mos i fol shoferit” 5%.

Megjithatë, kur vjen puna te emisionet me të ftuar VIP, duke qenë se “Dua të të bëj të lumtur” bazohet te historitë dhe të famshmit kalojnë në plan të dytë, “Shiko kush Luan” renditet si programi më i pëlqyer në primetime me të ftuar personazhe VIP (29%)

Luana, Ermali apo Arbana: Kush rrëmbeu më shumë shikueshmëri

dhe ndiqet nga “Në kurthin e Piter Pan” me 26% të votave.

Luana, Ermali apo Arbana: Kush rrëmbeu më shumë shikueshmëri

Luana, Ermali apo Arbana: Kush rrëmbeu më shumë shikueshmëri
Votimet