Celebrity

Dua Lipa ndahet nga i dashuri?

Shkruar nga Anabel

6 Qershor 2019

Dua Lipa ndahet nga i dashuri?

Burime për The Sun shprehen se Dua Lipa dhe Isaac Carew i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. “Dua dhe Isaac janë përpjekur vazhdimisht që lidhja e tyre të funksionojë, por axhenda e ngjeshur e Duas e vështirësoi situatën.”

Dua Lipa ndahet nga i dashuri?

Dua dhe Isaac qenë fillimisht të lidhur nga viti 2013-2018 dhe më pas u bashkuan në janar të 2018-s, pasi këngëtarja i dha fund lidhjes me artistin e grupin LANY, Paul Klein. Asokohe bashkimi i tyre u komentua shumë për shkak se erdhi fill pas këngës “New Rules”, dedikuar të gjitha vajzave, të cilat Dua i udhëzonte që të mos ia hapnin celularin atij dhe të mos kthehen me ish-in thjesht “se kanë pirë dhe ndihen vetëm”.

Momentalisht, asnjë prej të dyve nuk ka reaguar në lidhje me thashethemet për ndarje. Fotot bashkë vazhdojnë të jenë në profilet e tyre përkatëse në Instagram, ndonëse Isaac nuk e ndjek më Duan.