Në mesin e lajmeve të shumta të showbiz- it që raportuam këto dy ditët e fundit, na kishte shpëtuar një deklaratë SH-O-K-U-E-S-E! Niko Komani mund t’i japë fund beqarisë.
Ndonëse nuk dihet asgjë rreth jetës private të stilistit të shqiptar, ky i fundit ka pohuar se është i dashuruar. Në një intervistë shumë të shkurtër për mikrofonin e “ABC News” (transmetuar në “Thumb”), gazetari e pyet Komanin se çfarë ka ndodhur me të pasi është dobësuar shumë.
“Jam i dashuruar”
Pas kësaj, biseda nuk mund të mos shkonte te seksi.
“Bën shumë seks?”
“Shumë, kohët e fundit po.”
“Sa herë”
“Çdo fundjavë mbyllem në shtëpi.”
Në fund, nisur nga fakti që numri i divorceve në Shqipëri është rritur ndjeshëm, Niko pyetet nëse “a nuk është më mirë të bashkëjetosh sesa të martohesh, të lajmërosh gjithë fisin dhe kur vjen puna pastaj...[ndahesh]”
“Po ia thua një njeriu që mbase këtë fundvit martohet.” qe përgjigjja e stilistit.
Si, pse, me kë, ku s’dimë t’ju themi.