Dashuria ekziston, falë Zotit. Në një intervistë për Interview Magazine, këngëtarja, sipërmarrësja dhe ikona Rihanna, tha se është e lidhur me dikë (Me kë? “Kërkojeni në Google,” tha Rihanna.) dhe se “sigurisht” që e dashuruar. Kur u pyet për martesën, ajo u përgjigj me një pauzë të gjatë të pasuar nga “vetëm Zoti e di. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh, apo jo?”
Kush është ky burrë me fat? I dashuri i Rihanna-s prej dy vitesh, biznesmeni miliarder saudit Hassan Jameel. Dyshja u pa për herë të parë bashkë në qershor të 2017-s, teksa putheshin në një pishinë në Spanjë. Që atëherë, janë parë të zihen për futbollin në Spanjë, të fshihen nën çadra në Londër dhe së fundi, u fotografuan teksa pushonin në gjirin Amalfi, në Itali.
“E ka të vështirë të afrohet ndokënd, por më duket e lumtur,” tha një burim për People verën e 2017-s.
Ja ku janë përafërsisht një miliard gjëra që dimë për Jameel, pasi e kërkuam në Google.
1. Quhet Hassan Mohammed Abdul Latif Jameel.
2. Është nga Arabia Saudite.
3. Është lindur më 22 tetor 1988, pra është një Peshore 30-vjeçare. Gjë që do të thotë se...
4. Ai dhe Rihanna, që është Peshqit, janë shumë të përshtatshëm astrologjikisht.
5. Është 188 cm i gjatë.
6. Familja e tij zotëron Abdul Latif Jameel Co. që u emërua pas gjyshit të tij të ndjerë dhe që zotëron të drejtat e tregimit të Toyota-s në Arabinë Saudite. Janë familja e dymbëdhjetë më e pasur arabe, sipas Forbes. Pasuria e tyre vlerësohet rreth $1.5 miliardë.
7. Gjithashtu, zotërojnë një ligë futbolli. Kompania sponsorizon Saudi Pro League, që tani njihet si Dawry Jameel.
8. Por kjo s’do të thotë se Jameel merr me shumë vesh nga futbolli se Rihanna.
9. Në vitin 2001, Jameel u diplomua në nivelin Bachelor për ekonomiks ndërkombëtar nga Sophia University në Tokio. Më pas, ndoqi studimet Master në London Business School.
10. Flet rrjedhshëm arabisht, anglisht dhe japonisht.
11. Momentalisht është president i Abdul Latif Jameel Co.’s Community Jameel Saudi Arabia, një shoqëri filantropish që, sipas faqes në web, koordinon programe të fokusuar në “zhvillimin shoqëror, kulturor, edukativ dhe ekonomik të individëve dhe komuniteteve në rajonin e Lindjes së Mesme e më tej.”
12. Nga 2012-a deri më 2017-n, Jameel ishte i martuar me Lina Lazaar, një kritike arti dhe kuratore tuniziane që ka themeluar Jeddah Art Week. Ata u divorcuan në 2017-n.
13. Para se të lidhej me Rihanna-n, Jameel u përfol se dilte me Naomi Campbell.
14. Kur u bë publike lidhja e Rihanna-s me Jameel, thonë Naomi u tërbua na inati. Thashethemet nisën ngaqë dy gratë e hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami pak muaj para se të publikoheshin fotot e çiftit të ri.
16. Por!
17. Campbell insiston se s’ka asnjë lloj konflikti mes tyre.
18. US Ëeekly raportoi se Jameel u vesh si pinguin për Halloëeen në 2017-n. Rihanna u vesh si Kylo Ren. Pas festës, luajtën boëling me miqtë e tyre. Për çudi, ishin të dy në Boston.
19. Atë Halloëeen, Rihanna dhe Hassan u përkëdhelën pa reshtur. Rihanna porositi makarona për t’i marrë me vete sepse e merr uria rreth orës dy të natës.
20. Ju nuk e vutë re që anashkaluam 15-n.
21 – 1 miliardë. Ai dhe Rihanna janë të dashuruar.