Pa u zgjatur shumë, eja dalim drejt e në temë! Për flokë të shëndetshëm dhe rritjen e tyre të shpejtë duhet të:
~ Bëni kujdes me dietën ushqimore ~
Përpara se të mendoni rreth balsamit të një x marke të njohur apo trajtimeve të ndryshme, kujtohuni që ju jeni ajo çfarë hani. Për këtë arsye dieta ushqimore duhet të përmbajë sa më shumë proteina (peshk, mish, fasule) dhe vitamina A, C (karrota, kungull, fruta).
~ Hidratojini flokët ~
Për ta bërë këtë gjë ju mjafton një maskë natyrale. Përbërësit janë fare të thjeshtë: dy vezë dhe pak lëng limoni. Pëziejini, lyejini flokët me masë e krijuar, lërini për gjysmë ore dhe më pas shpëlajini me ujë të ftohtë.
~ Sa më shumë ujë të ftohtë ~
Gjithmonë, pasi i lani flokët, hidhuni në fund ujë sa më të ftohtë (aq sa e duroni). Floku do të forcohet, zgjatet dhe shkëlqejë.
~ Kujdesuni për lëkurën e skalpit ~
Njësoj si lëkura e fytyrës edhe ajo e skalpit ka nevojë për të njëjtin kujdes. Për këtë arsye përdorni produkte që përshtaten me lëkurën tuaj.
~ Vëmendje ndaj kapjes bisht ~
Nëse modeli juaj i preferuar i flokëve është bisht, përpiquni ta realizoni sa më poshtë dhe mos i tërhiqni flokët. Pa e kuptuar do t’i këpusni/dëmtoni.
Po kështu:
Flini me këllëfë mëndafshi (reduktoni fërkimin e flokëve)
Thajini ashtu siç duhet (mos i fërkoni fijet e flokut me peshqir, veproni ngadalë)
Masazhoni skalpin (ndikoni në qarkullimin e gjakut, rritjen e flokëve)
Konsultohuni me mjekun për vitaminë B-12