Celebrity

Vështirësitë me psoriasis: Kim Kardashian tregon si e fsheh sëmundjen

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2019

Vështirësitë me psoriasis: Kim Kardashian tregon si e fsheh

Kim Kardashian ka qenë gjithnjë e hapur në të kaluarën për të folur në lidhje me përpjekjet e saj për të fshehur psoriasis. Në një postim në Instagram, ajo tregon si e fsheh sëmundjen sa herë dëshiron. Videoja është pjesë e promovimit të linjës së re me produkte kozmetike për trupin, ku Kim thekson se ndonëse në shumicën e kohës nuk është e pasigurt për sëmundjen e lëkurës, ka ditë që preferon të vendosë grim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Siç mund ta shihni, rezultati është fantastik.

Vështirësitë me psoriasis: Kim Kardashian tregon si e fsheh

Duket se Kim është gjithnjë në një “luftë” nëse duhet ta mbulojë sëmundjen ose jo. Tre vite më parë, ajo pranoi se po mësohej ta pranonte. “Ndonjëherë ndihem sikur të metën time më të madhe e dinë të gjithë, atëherë pse ta mbuloj?” tha ajo. “Gjithmonë shpresoj për një kurë, sigurisht, por ndërkohë do të mësohem ta pranoj”.

Kim u diagnostikua në 2010-n; ajo e ka trashëguar nga e ëma, Kris Jenner, që gjithashtu vuan nga psoriasis. Sëmundja është e pashërueshme, por mund të kontrollohet me anë të ushqimit dhe dozave të kortizonit. Më parë, Kim ka rrëfyer se e lyen lëkurën me kortizon çdo natë përpara gjumit.

Psoriasis është një sëmundje e lëkurës që karakterizohet nga krijimi i elementeve inflamatorë (skuqje) të ngritur mbi sipërfaqen e lëkurës, të cilët mbulohen nga luspa për shkak të qelizave të shumta epiteliale. Disa nga simptomat më të zakonshme janë skuqja e lëkurës, kruarja dhe dhembja. Ende nuk dihen faktorët që shkaktojnë psoriasis, por përgjithësisht besohet se ndikojnë faktorët gjenetikë dhe ata mjedisorë.

Lexoni edhe: "Në asnjë mënyrë JO: Qëndrojuni larg këtyre produkteve të lëkurës" si edhe "Bëni kujdes: Nëse keni këto shenja, diçka nuk shkon me shëndetin tuaj!"