Historia e hacker-ave që vjedhin fotot nudo të VIP-ve përsëritet dhe kësaj here bëhet fjalë për aktoren Bella Thorne. Sipas aktores, dikush që ajo s’e njeh i ka dërguar në telefon foto të saja private dhe e ka kërcënuar me to.
Bella, e njohur për karakterin e veçantë dhe sjelljen ekstravagante e mori në duar situatën dhe e zgjidhi sipas mënyrës së saj- duke i postuar vetë ato foto në Twitter!
Fuck u and the power u think you have over me. I’m gonna write about this in my next book pic.twitter.com/0Ep0iXgW51
— BITCHIMBELLATHORNE (@bellathorne) June 15, 2019
Pak orë më parë, Thorne, ndau me fansat fotot nudo me të cilat e kishin kërcënuar; përfshi këtu dhe screenshot-et me mesazhet kërcënuese të të panjohurit.
“Kam gjithë videot e tua.”- i shkruante ai/ajo.
Gjithsesi, aktorja nuk ra pre e tyre dhe kjo dallohet në përgjigjet e saj.
Pas postimit të fotove, Bella sqaroi situatën dhe zgjedhjen e saj për t’i publikuar vetë.
“Dje, siç e dini telefoni im u vodh për 24-orë dhe jam kërcënuar me vetë fotot e mia nudo. Ndihem shumë keq, ndihem e vëzhguar dhe ndjej se dikush më ka marrë diçka shumë të veçantë që doja t’i shihte vetëm një njeri që është i rëndësishëm për mua. Ai më ka dërguar foto edhe të personazheve të tjerë dhe s’ka ndërmend të ndalojë me mua ose me ta.
I vendosa këtu sepse është vendimi im dhe nuk dua të merret asgjë tjetër prej meje. Mund të fle e qetë duke ditur se askush s’ka fuqi mbi mua. Këto janë fotot me të cilat ai më kërcënon, ose me fjalë të tjerë, ja gjoksi im.”- shkruan Bella e cila e përfundon fjalën e saj duke sharë atë që i shkaktoi stres për plot 24 orë.
Në fakt, është e tmerrshme që diçka e tillë vazhdon ende t’ju ndodhë grave të famshme. E fundit e cila u përball me një rast të ngjashëm ishte Jennifer Lawrence. Aktores i vodhën fotot intime rreth 4 vjet më parë dhe brenda një kohe të shkurtër u bënë virale në internet.