Showbiz dhe TV

Me diplomë në xhep: Tayna, reperja ndryshe!

Shkruar nga Anabel

17 Qershor 2019

Me diplomë në xhep: Tayna, reperja ndryshe!

Siç besojmë jeni në dijeni, në botën e egër të repit, të mos qenurit i shkolluar është në një farë mënyrë kriter. Jeta e vështirë, mësimet e marra në rrugë e jo në shkollë si dhe arsimimi i pakët janë kthyer në një farë mënyre në modë jo vetëm brenda kësaj rryme muzikore por edhe më gjerë, duke ndikuar në mënyrën se si të rinjtë perceptojnë jetën dhe si aspirojnë drejt së ardhmes.

Në mesin e tyre, gjendet reperja e re Tayna, e cila disa orë më parë publikoi këtë postim në Instagram:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Proud and happy moments‍ #cse

A post shared by Tayna (@tayna) on

“Krenare dhe momente të lumtura”

E reja ka studiuar për degën Shkenca Kompjuterike në një universitet privat në Kosovë. Ju kujtojmë se vitin e shkuar, gjatë një interviste për “Express”, Tayna u shpreh:

"Gjithmonë edukimin e kam patur të rëndësishëm dhe ma merr mendja që të thuash “S’kam fakultet” në ditët e sotme nuk është shumë lavdi. Unë jam pro edukimit dhe të paturit një diplomë përveç karrierës, më pas edhe një plan B se këndimi nuk zgjat gjithë jetën”.

Po kështu ju kujtojmë se edhe Ledri Vula ka qenë një student shumë i mirë.