Celebrity

Skandali i fotove nudo përndjek aktoren: 'Pse vajzat s'duhet t'i çojnë foto seksi të dashurit?'

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2019

Skandali i fotove nudo përndjek aktoren: 'Pse vajzat s'duhet

Pak ditë më parë, aktores Bella Thorne i vodhën fotot nudo dhe në celularin e saj merrte vazhdimisht mesazhe kërcënuese nga hacker-at. Ç’bëri ajo? Vendosi që po të njëjtat foto t’i publikojë në Twitter vetë dhe në këtë mënyrë, askush s’mund të pretendojë më se ka fuqi mbi të.

Shumë njerëz duartrokitën vendimin dhe guximin e saj, por moderatorja e njohur amerikane,  Whoopi Goldberg s’ishte njëra prej tyre.

Përkundrazi, deklarata e saj duket se e ka lënduar edhe më keq aktoren.

“Nëse je e famshme, s’më duhet fare se sa vjeç je.  Ti nuk i bën vetes foto lakuriq. Sapo ti shkrep një foto të tillë, automatikisht ajo mund të jetë në duart e çdo hacker-i që e do. Nëse ti nuk e di kaq gjë në 2019-ën, ky është problem dhe më vjen keq për ty. Nuk supozohet ta bëje këtë.”- është shprehur Goldberg.

Skandali i fotove nudo përndjek aktoren: 'Pse vajzat s'duhet

Bella, iu përgjigj përmes një videoje në Instagram, ku shpërtheu në të qara  dhe ja bëri të qartë asaj që jo vetëm nuk e ndihmoi, por e bëri të ndihej edhe më keq nga ç’ishte.

“Nuk do t’ju gënjej, u ndjeva shumë e shpifur. Whoopi, kështu ndihesh kur e di që të gjithë kanë parë gjërat e tua. Dhe dua të të them që teksa e shoh këtë intervistë, bëhem edhe më keq për veten time. Uroj që të jesh e kënaqur.Je e çmendur nëse mendon të tilla gjëra në një situatë kaq të sikletshme sa kjo.”- u shpreh Thorne, por deklaratën e plotë, ndiqeni në videon më poshtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WESTCOAST DIVA (@thequeenofgossip) on

“Të kam dashur për një kohë të gjatë, por jam e zhgënjyer nga reagimi yt. Të fajësosh vajzat se bëjnë foto? Kjo është çmenduri. Sipas teje, një vajzë s’mund t’i dërgojë foto të dashurit të saj foto seksi kur e merr malli? Gjëra që ai i ka parë. Unë si grua që jam, sipas teje duhet të frikësohem kur eci nëpër shtëpi, duhet të frikësohem kur jam në telefon, apo në çdo gjë që bëj.

Kështu do ti që të jenë gratë? Unë s’e dua këtë.Jam e ofenduar në emër të të gjithëve aty jashtë që kanë bërë një foto si kjo e imja. Jam e ofenduar në emër të Jennifer Laërence e cila ndihet e përdhunuar publikisht. Pikëpamja jote rreth kësaj çështjeje është skandaloze dhe uroj që të ndryshosh mendje duke qenë se je dhe në një emision ku i flet vajzave të reja.”