High Tech

Aplikacioni shokues krijon foto nudo të çdo gruaje, me vetëm një klikim

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2019

Aplikacioni shokues krijon foto nudo të çdo gruaje, me vetëm

Një programues krijoi një aplikacion që përdor fotot e grave duke i bërë ato të duken lakuriq. DeepNude përdor një foto të një personi dhe më pas krijon një imazh të ri, tërësisht të zhveshur të të njëjtit individ.

Aplikacioni ka nivele të ndryshme rezultati, të cilat varen nga cilësia e imazhit. Po kështu DeepNude funksionon më mirë nëse gruaja në foto ka zbuluar një pjesë të lëkurës.

Shembuj:

Aplikacioni shokues krijon foto nudo të çdo gruaje, me vetëm

Aplikacioni shokues krijon foto nudo të çdo gruaje, me vetëm

Aplikacioni shokues krijon foto nudo të çdo gruaje, me vetëm

Aplikacioni shokues krijon foto nudo të çdo gruaje, me vetëm

Të shumtë kanë qenë njerëzit që reaguan ashpër në lidhje me aplikacionin – e disponueshëm në programet Windows dhe Linux – të cilët theksojnë se një program i tillë nuk duhet të ekzistojë. “Teknologjia nuk mundet kurrsesi të pretendojë të ketë pronësi trupat tanë,” shkroi dikush në Twitter. “E di që nuk do të jetë trupi im, por njerëzit do të mendojnë se po më shohin lakuriq,” shtoi një tjetër.

Në një intervistë për Vice, krijuesi u shpreh se u frymëzua nga pajisjet me rreze-X dhe më pas vazhdoi thjesht për “eksperiment” dhe “qejf”. “Atë që bën me DeepNude mund ta bësh shumë mirë me Photoshop,” shprehet ai. “Mendova thjesht që teknologjia është gati për një aplikacion të tillë. Nëse nuk do ta bëja unë, vitin tjetër do ta bënte dikush tjetër. Ndaj nuk e mendova dy herë. Nëse kanë qëllime të këqija, njerëzit do ta gjejnë gjithsesi një formë.”

Burimi: Vice