Prej kohësh, Dafina Zeqiri përflitet se nuk është në një romancë, megjithëse ditën e sotme, burime për IconStyle bënë me dije se “këngëtarja është në një lidhje me DJ Geek”.
DJ Geek dhe Dafina publikuan në dhjetor të vitit të kaluar këngën “ALO”, në të cilën u vu re një kimi mes tyre.
Sipas burimeve të IconStyle, Geek e shoqëronte Dafin edhe gjatë xhirimeve të kipit “Desole” dhe dora në këtë foto është e tij.
Diku te dy vite më parë, Dafina u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një zhvendosje kjo që ishte sa për hir të karrierës aq edhe në emër të dashurisë. Këngëtarja ishte në një marrëdhënie me Josen nga Republika Domenikane. Gjithçka dukej se po shkonte mirë, derisa Zeqiri u rikthye në Kosovë dhe shumë foto të saj me Josen u fshinë derisa Dafi e konfirmoi vetë më vonë se po, ishte beqare.
Në lidhje me thashethemet e fundit, asnjë prej artistëve nuk ka reaguar.