Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Ujori dhe Peshqit

Këtë muaj do t’i kushtoni rëndësi njerëzve të zyrës suaj, që mendoni se janë në të njëjtin nivel me ju. Një punëtor i besuar, krejt papritur do japë dorëheqjen, çfarë do t’jua vështirësojë punën për të gjetur dikë tjetër. Po kështu mund të merrni vesh që dadoja e fëmijës suaj ka në plan të largohet. Çfarë mund të bëni ju në një situtë të tillë? Konsultohuni me miqtë, ata do të kenë këshillat më të mira për ju. Po kështu është e mundur që një klient i ri të vijë me një prezantim fantastik që do t’ju dhurojë një eksperiencë pune të vyer. Për këtë arsye pritet të jeni tepër produktivë në punë.

Si rezultat i eklipsit diellor të 2 korrikut mund të gjeni një punë të re, të ngjashme me të mëparshmen. Mund t’ju vijë mundësia pë të punuar në një projekt lidhur me artin, muzikën, kinematografinë ose filmin.

Nëse nuk ndërroni punë por qëndroni aty ku jeni, do të dalin në dritë të diellit strategji të liga dhe kurthe të thurura ndaj jush. Do zbuloni hiprokrizinë e dikujt që gjatë gjithë kësaj kohe jua ka punuar mbrapa krahëve. Ndonëse pritet të zhgënjeheni tejmase, dijeni se e gjitha kjo vjen nga një univers dashamirës që përpiqet t’ju mbrojë dhe hapë sytë.

Përsa i përket marrjes së vendimeve madhore, e mira është të prisni. Reflektoni, meditoni, bëjini llogaritë dhe në fund jepni po- në ose jo- në tuaj. Me personin e zemrës ose dikë të ri do ndiheni aq mirë sa do t’ju lindë dëshura për t’i bërë gjërat zyrtare.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2019: Ujori dhe Peshqit

Eklipsi i parë, ai i datës 2 korrik do t’ju gjejë të fokusuar te ndjesitë, emocionet dhe romanca. Kështu pritet një risi përsa i përket stilit tuaj të të jetuarit dhe hapjes së një shtegu të ri, që do sjellë mundësi të tjera. Ndaj ose do lidheni akoma më shumë me njeriun e zemrës ose për shkak të mospërputhjes dhe mungesës së lumturisë do t’i jepni fund.

Nuk përjashtohet mundësia e një shtatzënie, mund të mbeteni shtatzënë ose të zbuloni në vijim se jeni duke pritur një fëmijë. Një skenar tjetër mund të jetë edhe ky: një e afërme është shtatzënë ose në prag lindjeje dhe kërkon mbështetjen tuaj për kujdesin e foshnjes.

Nuk përjashtohet mundësia e ofrimit të një projekti kreativ që do nxjerrë në pah imagjinatën tuaj. Në eklipsin e dytë, atë të 16 korrikut do t’ju tërheqë vëmendjen dikush (mik, familjar) tepër mbytës në jetën tuaj. Do kuptoni se manipulimet, urdhrat apo mashtrimet e tij/saj nuk janë aspak të drejta.

Ditët e afërta me datën 11 korrik nuk janë fort të favorshme për udhëtime. Prezenca juaj do të jetë tepër e nevojshme në punë ose familje. Megjithatë, muaji do mbyllet si mos më mirë. Më 31,  do të merrni një lajm të gëzueshëm përsa i përket kontratave, çmimeve ose një projekti që do të rrisë reputacionin tuaj. Sidoqoftë përpara se të nënshkruani ndonjë dokument, konsultohuni me avokatin.