Pas kërkimeve të shumta, është gjetur trupi i pajetë i futbollistes me origjinë shqiptare që luan për Zvicrën. Të shtunën, Florijana Ismaili – me origjinë nga Presheva – mori një varkë me qira me një mikeshën e saj dhe udhëtoi në liqenin e Como-s në Itali. Ajo u hodh në ujë dhe nuk u shfaq më.
Shërbimet e shpëtimit në Itali thanë për CNN se trupi i futbollistes u gjet në një thellësi 204 metra nga një ekip zhytësish.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e përshkroi vdekjen e Ismailit si “një moment jashtëzakonisht trishtues për të gjithë komunitetin e futbollit, veçanërisht në një kohë kur po përgatitej për Kupën Botërore për Gratë.”
Që prej vitit 2011, Florijana luante për ekipin BSC Young Boys. Më parë, ajo ishte pjesë e ekipit FC Walperswill dhe gjithashtu ishte pjesë e Kombëtares së Zvicrës duke bërë 33 paraqitje në 5 vite.
Burimi: BBC dhe The Guardian