Kosova

Ndër vite: Urimet e Anitës për ditëlindjen e Ramush Haradinajt kanë gjithçka veç modestisë

Shkruar nga Anabel

3 Korrik 2019

Ndër vite: Urimet e Anitës për ditëlindjen e Ramush

Sot, çifti Haradinaj ka dy festa në një ditë: 51-vjetorin e ditëlindjes së Ramush Haradinajt si edhe 16-vjetorin e martesës. Urimet e bashkëshortes për 3 korrikun janë kthyer tashmë në një traditë. Pas 16 vitesh, Anita vazhdon të mendojë se “është dhurata më e mirë që Ramushi ka marrë ndonjëherë për ditëlindje”.

3 korrik, 2019: “Ti sot po i bën 51 vjeç e me mua në martesë po bën vetëm 16. Kam shumë për të thënë, por shkon gjatë ky muhabet, prandaj nuk po e zgjas e po e përmbledh, që pavarësisht që po më mungon shumë e besa edhe shpesh mërzitem që nuk po të shoh, vazhdon të jesh burri më ideal që ekziston. Të dua Ramush Haradinaj. Gëzuar për jetë! (Vazhdoj të mendoj që jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë për ditëlindje).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anita Mucaj (@amucaj) on

Po kështu, 3 korrik 2018: “Historitë tona vështirë se mund t’i kuptosh nëse nuk i ke provuar. Sot edhe mund ta kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15 vjet bashkë dhe sot festojmë dy festa, sot kur ne jemi më shumë se familje, më shumë se të dashur, më shumë se çift...sot jemi unë, ti dhe tre fëmijë!!! Sot, në mos asgjë, përfaqësojmë shumë dashuri brenda botës sonë të vogël me të mirat dhe të këqijat që dashuria ngërthen në vetvete!!! Gëzuar Ramush Haradinaj! Të duam shumë, Gjini, Hana, Trimi e unë më shumë. P.s: Vazhdoj mendoj ende që jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë për ditëlindje! Përveç ditëlindjes, gëzuar edhe 15 vite martesë.”

Ndër vite: Urimet e Anitës për ditëlindjen e Ramush

Përfundojmë me 3 korrik, 2017: “14 vjet bashkë me një rrugë të rrahur fort, por me dashni i mundëm të gjitha! Gëzuar përvjetorin e unë vazhdoj të mbetem dhurata më e bukur që ke marrë ndonjëherë për ditëlindje! Gezuar ditëlindja, shoku im i jetës! Gëzuar përvjetori i martesës!”

Ndër vite: Urimet e Anitës për ditëlindjen e Ramush