Anabel Picks

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja prej kohësh!

Shkruar nga Anabel

8 Korrik 2019

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Po e nis këtë artikull me një informacion sa të pabesueshëm aq edhe të vërtetë: Sipas studimeve të shumta, njerëzit veshin rregullisht vetëm 20% të rrobave. Kjo do të thotë se 80% e garderobës është praktikisht e padobishme. Si konsumatorë, ne ndikohemi nga trendet dhe shumëllojshmëria e produkteve që ofrojnë dyqanet dhe qendrat e ndryshme dhe përfundojmë duke blerë veshje që nuk i përdorim kurrë. Mjafton të kujtoni sa herë keni shkuar diku me një ide të qartë dhe keni përfunduar te kasa me diçka krejt tjetër?! Shumë. E thënë e gjitha kjo për t’ju njohur me një term që mund të jetë i ri për shumë prej jush: dyqani-koncept.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Më në fund në Shqipëri, ndoshta për herë të parë u ndërtua një dyqan mirëfilli me një filozofi të tillë, Mine Concept, i cili ndërthur kulturën dhe biznesin duke sjellë produkte që i referohen një audience të caktuar. Në Mine Concept, veshjet e dizajnerëve dhe markave të ndryshme si Cappellini by Peserico, Alberto Biani, P.A.R.O.S.H., Violanti etj, luajnë me të njëjtat elemente dhe shkojnë përtej shitjeve të thjeshta. Siç mund ta shihni, e gjitha bazohet te një filozofi, te një mënyrë e vetme jetese.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Minimalist që në dekor, Mine Concept zgjedh me kujdes produkte unike të markave të mësipërme, të punuara me dorë të cilat janë bërë për një grua me stil sa avangard aq minimalist, por sigurisht elegant në të njëjtën kohë.

Përmes veshjeve të përzgjedhura, Mine Concept materializon komfortin dhe stilin. Me trendet që ndryshojnë nga njëri sezon në tjetrin, vështirë që rrobat të qëndrojnë përgjithmonë në modë. Megjithatë, falë përzgjedhjes së sofistikuar që bazohet te copat cilësore, ngjyrat kryesisht pastel dhe detajet minimaliste, koncepti i dyqanit shkon drejt stilit të pakohë, larg logove. Jo më kot të qenurit i/e thjesht është zgjedhja më e sofistikuar.

Më lejoni t’ju prezantoj me disa nga markat e njohura, të cilat janë tashmë pjesë e filozofisë së Mine Concept.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Maison Valentino-n në fund të viteve ’80, Alberto Biani nxori në treg etiketën e tij me një linjë që padyshim la mbresa në pasarelën e Milanos në ’96-n. Ai shquhet ndër të tjera për linjat e sofistikuara, të cilat strukturohen me koleksione të thjeshta, elegante dhe klasike e të punuara me copa cilësore shumëngjyrëshe.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

P.A.R.O.S.H (për gratë), një nga emrat më të pëlqyer në botën e modës që prej viteve ’80, risjell veshjet vintage duke u dhënë një frymë moderne, të përshtatshme për kohën tonë.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Po kështu, një tjetër emër i rëndësishëm, pjesë e Mine Concept, është Baroni, një emër që lindi si një laborator i vogël artizanal dhe falë një pasioni të madh u shndërrua në një nga fimat më krijuese midis kompanive të trikotazhit. Duke përdorur copa tepër cilësore, Baroni ndërthur teknikën me dizenjon, linjat dhe hollësitë duke u dhënë jetë koleksioneve të veçanta.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Një tjetër firmë italiane është edhe Visconf – Violanti, e themeluar në vitin 1948 nga familja Violanti. Sot, brezi i katërt i familjes së njohur, ndërthur traditën, mjeshtërinë dhe risitë duke qenë në të njëjtën linjë me nevojat e tregut. Modelet e Violanti-t janë të punuara me përlhura cilësore dhe aksesorë të çmuar për të nxjerrë në pah stilin dhe personalitetin e vajzave dhe grave që i veshin ato.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Firma që u themelua në fillim të viteve ’50 në qytezën San Mauro Paskoli në Itali, Pollini, është gjithashtu një ndër të përzgjedhurat e Mine Concept. Pas shumë vitesh përvojë, Pollini fitoi famën duke filluar prodhimin e veshjeve të lëkurës dhe në shkallë industriale. Koleksioni më i famshëm, Daytona, përfaqësuese e stilit të kompanisë, është ekspozuar edhe në Muzen e Modës në Nju Jork.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Në pronësi të Peserico-s, një shtëpi mode italiane që qëndron denjësisht në treg që prej vitit 1962, Capellini përfaqëson një univers në vetvete.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Përpos dizenjos dhe stilit, Peseriko i kushton rëndësi deri në detaje copave të personalizuara dhe origjinale. E krijuar fillimisht në provincën e Vicenza-s, Peserico u shndërrua në një shtëpi mode që mishëronte pasionin për couture të lartë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MINE CONCEPT (@mine_concept) on

Në Mine Concept, koleksioni i fundit i Capellini-t nga Peserico karakterizohet nga një stil linear, bashkëkohor që luan me ngjyrat e ngrohta, kryesisht pastel dhe në të njëjtën kohë kombinon edhe tonet e ndryshme të grisë.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Copat cilësore, mungesa e detajeve të ngarkuara, pëlhurat e veçanta, format dhe printet janë një qasje drejt të qenurit sa avangard aq edhe minimalist. Duke shkëputur vëmendjen nga logot, dizenjot dhe ngjyrat reflektojnë identitet dhe pavarësi.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Veshjet Cappellini të dizajnuara nga Peserico, para së gjithash, janë të lehta. Në kuptimin më të mirë që mbart emri. Sepse asgjë nuk është më elegante se të jesh elegant dhe rehat në rrobat e tua. 

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Pëlhura të lehta, nga triko në përzierje lino dhe pambuk. Një vend nderi i përket linove; janë aq të lehta dhe të veçanta sa lejojnë efekte dhe kombinime të ndryshme.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Për ta përmbyllur me çfarë e nisëm, veshjet e Mine Concept, i cili ndodhet në Bulevardin "Barjam Curri", Pallatet Agimi, Tiranë, shkojnë përtej një blerjeje të zakonshme dhe falë përzgjedhjeve të mësipërme shndërrohen në investim për këdo që preferon të ketë një stil të thjeshtë, elegant dhe ndryshe.

Më në fund, gjeta në Tiranë dyqanin që kërkoja

Bazuar në pëlhurat cilësore, dizenjot dhe ngjyrat e veçanta, vështirë që 80% e garderobës suaj të qëndrojë pa u përdorur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MINE CONCEPT (@mine_concept) on

Perspektiva e Mine Concept duket sikur është bërë për një grua që nuk dëshiron të bjerë në sy, por është e pamundur t’i heqësh sytë prej saj.