Pas 10 vitesh bashkë e 5 viteve martesë, Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli kanë lajmëruar fundin e martesës së tyre!
Në një intervistë për “Ansa.it” ish- çifti është shprehur:
"Jemi shumë të qetë për zgjedhjen tonë dhe do vazhdoni të na shihni shpesh bashkë. Marrëdhënia jonë përfundoi por ndonëse dashuria që ka qenë mes nesh është transformuar, ajo qëndron ende aty. Do t’ju lutemi shumë, për qetësinë e fëmijëve tanë të respektoni privatësinë tonë."
Eros dhe Marica u njohën në vitin 2009, për t'u martuar 5 vite më vonë, më 6 qershor 2014 në Milano. Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë, Raffaela Maria 8 vjeçe dhe Gabrio Tullio 4 vjeç .