Prej disa orësh po qarkullon me shpejtësi lajmi se vajza që do të shihni në fotot e mëposhtme kujdeset për sigurinë e jetës së kryeministrit shqiptar.
Në takimet e fundit të qeveritarit, Jola P është parë vazhdimisht pranë tij, ndaj aktualisht portalet po i referohen si “truproja seksi e Ramës”, nisur veçanërisht nga fiziku; linjat e theksuara.
Raportohet se e reja është duke pushuar në bregdetin turk, ku ka realizuar edhe disa fotografi.
Burime për “JOQ” kanë deklaruar se Jola, e supozuara truprojë e Edi Ramës është mikeshë me ish- banoren e Big Brother- it, Genta Gjalpin.
Nëse e gjitha kjo mbetet e vërtetë, ju bëjmë me dijeni se nuk është hera e parë që Rama përfshin në grupin e truprojave të tij, një grua. Në 2014- n tërhoqi vëmendjen mediatike prania e një gruaje shtatlartë, oficere e Gardës së Republikës, e cila shërbeu si një nga katër truprojat në dispozicion të Ramës.
Një gruaje ia besoi sigurinë, ndonëse për pak ditë edhe Fatos Nano. Po kështu edhe ish- prokurorja e përgjithshme Ina Rama, e cila mbajti për një kohë të gjatë një shoqëruese femër. Gjithashtu në stafin e sigurisë, një grua ka patur edhe ish- presidentja Atifete Jahjaga.