Në janar, modelja e famshme Adriana Lima dhe autori turk Metin Hara i dhanë fund lidhjes 18- mujore.
Pas fundit të kësaj historie, Lima po jeton një tjetër romancë, atë me biznesmenin turk, Emir Uyar.
Arratisja e tyre nisi në Venecia për të vazhduar me destinacionin numër dy, Mykonos- in, Greqi. Të dielën, 38- vjeçarja u fotografua në ishull teksa shëtiste pranë Emir- it.
Përsa i përket biznesmenit, familja e tij ka në pronësi një rrjet hotelesh luksoze si dhe Emir- i është i njohur në mesin e të famshmëve, për shkak të organizimit të disa mbrëmjeve sharmante, frekuentuar veçanërisht nga Lindsay Lohan.