Që në kohët e hershme, kastravecat kanë gjetur përdorim në Indi jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë tradicionale. Kjo për faktin se në një vend të nxehtë dhe të thatë si India, kastraveci mundëson hidratimin e nevojshëm të trupit.
Por ky nuk është përfitimi i vetëm që merr njeriu nga fruti në fjalë (po është frut). Shtoni në dietë tuaj ditore një kastravec dhe natyrshëm do t'ju lindë dëshira për më shumë të tillë. Falë kastravecit:
1. Do mbroheni nga sëmundjet neurologjike
Fisetin- a e pranishme te kastraveci njihet për ndikimin e saj të madh në shëndetin mendor. Po kështu, ky frut përmban fosfor, ku mungesa e fosforit lidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e rrezikut për prekje nga sëmundjet nervore. Shkurt, një kastravec në ditë jua mban mendjen më të mprehtë dhe më të fokusuar.
2. Do ta keni më të thjeshtë për të humbur kile
Falë ujit të shumtë që gjendet në kastravec, përgjatë një vakti do të ndiheni shumë më shpejt të ngopur. Kështu, ia dilni të mbani nën kontroll peshën trupore.
3. Ulet rreziku për kancer
Siç jua bëmë me dijeni më sipër, kastraveci përmban fisetin, që sipas studiuesve është një ndihmues shumë i madh në luftën me kancerin.
Po kështu:
Përmirëson tretjen
Zbut dhe i jep shkëlqim lëkurës
Më pak rënie floku
Përmirësim i shëndetit kardiovaskular
Ç'lirim toksinash
Balancim hormonal
Kocka më të forta
Shëndet më i mirë dentar