Si sot 16 vite më parë, Fjolla Morina u bë nënë e një vajze të quajtur Lediana. Në ditëlindjen e saj, Fjolla duket se është bërë paksa nostalgjike dhe ka ndarë një prej momenteve më të ndjera nënë-bijë në llogarinë e saj të Instagram-it.
View this post on Instagram
Asokohe vetëm 17-vjeç, Fjolla teksa mban në krahë bebushen.
Unë nuk ta them shpesh këtë , por sot është dita e përkryer për të të bërë të ditur se çfarë dhurate e çmuar je për mua. Jam krenare per vajzen time. Ti je gezimi im i pare, drita e syve te mi, ti je ajo që për herë të parë degjova të më thoje “MAM”. Qofsh e pastër si uji, e dashur si zemra dhe e bukur si dielli. Gëzuar ditëlindjen Lediana! Mami të do shumë!”- shkruan Fjolla në urimin për të bijën, që sot duket një zonjushë e vërtetë.
Çfarë bie në sy përpos dedikimit dhe fotos, është pamja e këngëtares, për të cilën është kujdesur ta specifikojë si tërësisht natyrale, pasi sipas saj “atëherë s’kishte asgjë”.
Ndonëse freskia e moshës bën punën e saj, Fjolla 17-vjeç dhe pa ndërhyrje duket një yll! Sot 33, ajo është nënë e 2 vajzave, 16 dhe 4 vjeç.