Anita Haradinaj ishte një prej folëseve në Global Woman Summit në Londër, si gazetare dhe shembull i respektuar në shoqëri për brezat e rinj. Kështu shkruhet në profilin e saj në faqen zyrtare të samitit.
Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ndau me dëgjuesit histori të grave të suksesshme të vendit të saj dhe për të kremtuar rastin, postoi këtë foto në Instagram.
View this post on Instagram
Ndjekësve të saj nuk i ra në sy trofeu në dorë, por kryqi në varëse. Shumë prej tyre u shprehën kritikë ndaj bizhuterisë, sepse e dinin muslimane.
“Mesa di, je muslimane, jo katolike që të mbash kryqin në qafë,” shkruan dikush. “Shumë po më befason. Pse ke kryq Anita? Mendoja se je muslimane dhe je martuar në një familje muslimane. Është e habitshme,” thotë dikush tjetër. Vijojmë me “Kanë filluar të mendojnë se duken më modernë më kryq edhe nëse i përkasin ose jo fesë katolike. Gjithsesi pa paragjykime, feja është zgjedhja e secilit,” dhe “Ti je serbe.”
Mesa arritëm të zbulonim në internet, Anita s’ka folur ndonjëherë për përkatësinë e saj fetare. Ndërsa Ramushi, bujshëm në 2014-n, tha: “Me gjenerata, familja ime ka qenë shqiptare katolike. Nuk e di pse jam musliman. Kurrë nuk kam qenë në xhami, as për lutje, as për gjë tjetër[...] Disa njerëz na quajnë muslimanë por ne nuk jemi si ata, sepse jetojmë në mënyrë të veçantë. Të veçantë edhe nga jeta e feve të tjera si katolikët, protestantët, ortodoksët etj.”
Në fjalë të tjera, po të tijat, “Feja ime është shqiptaria.”
Gjatë Luftës së Kosovës, ushtarët serbo-jugosllavë dogjën dhe shkatërruan një sërë institucionesh muslimane, përfshirë shkolla teologjike, xhami, biblioteka etj. në tentativë për të asimiluar kulturën e Kosovës e konvertimin e popullsisë në fenë ortodokse serbe. Paragjykime të mbetura nga ajo kohë i bëjnë disa njerëz të mendojnë se kush i përket fesë katolike – apo paraqitet i tillë – është dorëzuar dhe është bërë krah i Serbisë.
Komentet: