Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu kanë qenë bashkë prej vitesh, derisa largësia bëri që t'i jepnin fund romancës. Gjithsesi, gjërat mund të ndryshojnë nga momenti në moment, tani që dyshja është sërish pranë njëri-tjetrit...
Themi kështu, pasi dje, mbesa e Hysenbelliut festonte ditëlindjen dhe gjejeni çfarë?
Anxhelina ishte aty! Fatmiri, në llogarinë e tij të Instagram-it postoi disa foto nga festa e organizuar për vogëlushen, por ishte Agnesa Hadërgjonaj ajo që publikoi në Instastory foton e Anxhelinës teksa qëndronte me mbesën e ish-partnerit.
Ndonëse ish-partnerët janë shprehur disa herë që vazhdojnë të ruajnë kontaktet edhe pas ndarjes, momentit nuk i dihet kurrë!
Që pas ndarjes prej tij, Anxhelina nuk ka bërë publike asnjë marrëdhënie tjetër derisa një postim i saj së fundmi ngjalli dyshime tek fansat.
Nga ana tjetër, Oni, gjatë një interviste të dhënë pak kohë më parë tregoi se nga gjithë ish-et, Anxhelina ishte ajo që ja vlente më shumë. Pse? Sepse ka qenë më e gjata!